Rusia në Hagë: Bombardimi i maternitetit, krim lufte
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 10 March 2022
Ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey nuk ka dyshime: bombardimi i maternitetit në Mariupol nga forcat ruse, përbën krim lufte.
“Një krim i urryer, dhe edhe sikur të mos kishte shënjestër të përcaktuar, ai do të përbente sërish një krim lufte”, u shpreh Heappey, i cili nënvizoi se është përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtare të sigurohet që të mblidhen prova e dëshmi, në mënyrë që kur të vijë koha, dhe unë ju premtoj se do të vijë, të ekzistojë mundësia që këta njerëz të dalin përpara gjykatës ndërkombëtare penale”, shtoi ai.
Bombardimi është dënuar gjerësisht; Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres e përshkroi si hnjë akt të tmerrshëm ndërsa SHBA-të e akuzoi Rusinë për “përdorim barbar të forcës ushtarake për të ndjekur civilët e pafajshëm”. Por zëvendës/ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, tha se spitali i bombarduar ishte “shndërruar në një objekt ushtarak nga radikalët ukrainas. Prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova, bëri thirrje për një “model të ri” të përpjekjeve për hetimin e krimeve të dyshuara të luftës në Ukrainë, duke thënë se duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krizën e “paprecedentë”. Ajo tha se 39 vende i janë bashkuar ankesës së Ukrainës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kundër Rusisë. Sulmi i Rusisë ndaj një termocentrali bërthamor, përdorimi i dyshuar i bombave thërrmuese dhe të ashtuquajturat bomba vakum në zona të dendura me banorë si dhe shënjestrimi i spitaleve, shkollave dhe zonave civile të gjitha këto po përshkruhen si krime lufte.
Pushtimi rus i Ukrainës nisi me 24 shkurt, e që prej atëherë janë vrarë qindra ukrainas e rreth 6,000 ushtarë ruse, sipas të dhënave të ofruara nga SHBA. Përkundër sanksioneve të shumta politike e ekonomike, Moska zyrtare nuk ka ndalur sulmet ushtarake në Ukrainë duke sulmuar zona të banuara, shkolla dhe spitale. Gjatë ditës së sotme sakaq do të hapen dhe 7 korridore të reja humanitare për të ndihmuar civilët në qytetet e rrethuara nga forcat e Moskës të largohen, e këtu përfshire dhe Mariupoli. Evakuimet kanë nisur tashmë nga Sumej.
Sipas volodymyr Zelenskyt, 35 mijë vetë janë shpëtuar deri tani përmes korridoreve humanitare të krijuara të mërkurën. Shtëpia e Bardhë paralajmëroi një ditë më parë se Rusia po bëhet gjithmonë e më e dëshpëruar nga fakti që pushtimi nuk shkoi siç planifikonte ajo, dhe sipas zëdhënëses Jen Psaki, Moska mund të përdorë sulme kimike ndaj civilëve gjatë ditëve ne vijim.
Të tjera
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...
-
Specialja merr vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...