Rukiqi për “Sunny Hill”: Humbje e madhe ekonomike, do të qarkullonin 10 deri 15 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 16 June 2022
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, vlerëson se zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë është humbje e madhe ekonomike për vendin.
Rukiqi, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se nga ky organizim do të qarkullonin nga 10 deri në 15 milionë euro, njofton Klankosova.tv.
“Gjithmonë kur realizohen dëmet nuk janë vetëm ato direkte si shpenzimet që do të bënin vizitorët dhe përgatitjen për këtë organizim. Në pjesën indirekte nuk mund të masim pasi do të shihet në një afat më të gjatë. Kjo wshtw një humbje e madhe ekonomike për vendin, pasi kemi nevojë më shumë për aktivitet kulturor dhe aktivitet që do të flitej për Kosovën në botë”.
“Një festival i tillë katër ditor sipas llogaritjeve ekonomike do të kishte mes 10-15 milionë qarkullim. Fitimi mbetet për t’u diskutuar por janë shpenzime që bëhen kryesisht në sektorin e ekonomisë, por do të fitonin edhe shumë prodhues vendor” thotë Rukiqi.
Mes tjerash, Rukiqi, konsideron se “Sunny Hill” do të vendoste Kosovën në hartën e turizmit argëtues, njofton Klankosova.tv.
“Sot kemi forma të ndryshme të turizmit, në botë është në rritje turizmi i argëtimit. Kosova fillojë të vendos vetën në hartën e turizmit për argëtim, që njerëzit të vijnë këtu për tu argëtuar si “Sunny Hill”, “Doku Fest e të tjera. Këto evente filluan të promovojnë Kosovën që ka argëtim dhe se Kosova është një vend normal ku zhvillohen këto ngjarje. Nga shumë Kosova nuk llogaritet si vend normal.
“Në portretizimin që i bëhet Kosovës në shumë vend është si vend i dalë nga lufta, që ka zona të minuara, mungesë fluturimesh e transporti. Një aktivitet si “Sunny Hill” do të promovonte potencialin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Po ashtu Rukiqi vlerëson se na mbetën 17 hektarë tokë, por humbëm një festival me renome botërore që do të promovohej pa pagesë.
“Artikujt që do të publikoheshin janë më të rëndësishëm, pasi publikimet në ballina të revistave të ndryshme botërore do të ishin pa pagesë dhe efekti do të ishte mbi 20 milionë euro. 17 hektarë tokë na mbetën, por, e humbëm një festival shumë të rëndësishëm”, tha Rukiqi.
Të tjera
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...