Ekonomi

Rukiqi: Pakoja e sotme, pako e panikut e nxitur nga presioni e paniku

Autori: Islam Morina 17:06 | 03 September 2022

Berat Rukiqi, nëpërmjet një reagimi e ka quajtur pakon e qeverisë si pako të panikut dhe të nxitur nga presioni e paniku, shkruan Gazeta Infokus.

Tutje Rukiqi ka thënë se kjo pako nuk ka për synim adresimin e problemit të inflacionit, po për një paqe sociale, pas menagjimit amatoresk të krizës energjetike dhe grevës së sektorit publik.

Ai ka thënë se për pako të tilla nuk nevojitet që shteti të ketë as kryeministër, do të mjaftonte një arkatar dhe një zyrtar i thesarit.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Pako e panikut
Pako e prezantuar sot nga Kryeministri dhe Ministri i Financave, e nxitur dhe e nxituar nga presioni dhe paniku, ka per synim jo adresimin e problemit te inflacionit, por nje “paqe sociale afatshkurte”, pas menaxhimit amatoresk, me krizen energjetike dhe se fundmi me greven ne sektorin publik.

Sot, ne vend qe te shohim, nje plan serioz per parandalim te thellimit te krizes gjate muajve te dimrit, ne po shohim edhe nje veprim te rradhes te shperndarjes te parase publike pa asnje plan.

Per pako te tilla, te shperndarjes te parase, ne te majte e ne te djathte, nuk na nevojitet te kemi as Kryeminister e as Qeveri. Do te mjaftonte nje arkatar dhe nje zyrtar i thesarit”, ka shkruar Rukiqi në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera