Lajme

Rritet papunësia në Gjermani, 62 mijë iu shtuan listës së të papunëve gjatë qershorit

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 01 August 2023

Shkalla e papunësisë në Gjermani është rritur për 0.2 për qind në 5.7 për qind, apo në 2.617 milionë të papunësuar, në muajin korrik, njoftoi të martën Agjencia Federale e Punësimit e Gjermanisë.

Kjo nënkupton se këtë muaj të papunë janë 62 mijë njerëz më shumë se në muajin qershor, dhe 147 mijë më shumë se një vit më parë, tha agjencia.

“Me fillimin e pushimit veror, papunësia u rrit në muajin korrik”, tha kryetarja e agjencisë, Andrea Nahles. “Punësimi po rritet, por rritja po e humb momentumin dukshëm”.

-Advertisement-

Papunësia rritet në korrik zakonisht, për shkak se mbarojnë kontratat trajnuese dhe kompanitë punësojnë më pak njerëz gjatë sezonit të pushimeve, përveç arsyeve tjera.

Edhe pa refugjatët ukrainas, papunësia do të ishte rritur për shkak të ekonomisë së dobët, sipas agjencisë. Për statistikat e këtij artikulli, agjencia i vlerësoi shifrat që ishin në dispozicion deri më 12 korrik. Kërkesat për punësim vazhdojnë të jenë të kufizuara, tha Nahles.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera