Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në xhaminë në Kabul
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 30 April 2022
Lideri i xhamisë Khalifa Sahib të Kabulit, që ishte cak i një sulmi vetëvrasës me bombë më 29 prill teksa ishin mbledhur besimtarët, tha se sulmi ka lënë të vrarë mbi 50 persona.
“[Nga sulmi] u shkaktua tym i zi që u shpërnda kudo, trupa të pajetë ishin kudo”, tha për Reuters lideri i kësaj xhamie, Sayed Fazil Agha. Ai tha se shpërthimi në këtë xhami suite ndodhi pasi dyshohet se një sulmues vetëvrarës shpërtheu eksplozivët teksa besimtarët ishin mbledhur për Lutjet e së Premtes.
Në xhaminë ku ndodhi sulmi, që më herët ishte një manastir sufist, besimtarët po luteshin në të premten e fundit të Muajit të Ramazanit, teksa besimtarët myslimanë po përgatiten të festojnë Bajramin.
Sipas shifrave zyrtare, të ofruara nga Qeveria e udhëhequr nga talibanët, dhjetë persona janë vrarë dhe mbi 30 janë plagosur.
“Numri i viktimave nga sulmi është rritur në dhjetë, ndërkaq numri i të plagosurve në 30. Detektivët dhe forcat e sigurisë kanë nisur hetim lidhur me incidentin”, tha për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, Khalid Zadran, zëdhënës i policisë talibane në Kabul.
Dëshmitarët okularë i thanë Radios Azadi se kanë parë dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në vendin ku ndodhi sulmi dhe se numri i viktimave është më i lartë sesa shifrat e paraqitura nga autoritetet.
Një punëtor shëndetësor i ka thënë Reuters se spitalet kanë pranuar mbi 65 të vdekur dhe të paktën 78 të plagosur.
Ky sulm, për të cilin askush nuk ka marrë përgjegjësi, është dënuar nga zyrtarë të ndryshëm.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, përmes një deklarate tha se keqbërësit do të gjenden dhe do të ndëshkohen,
Mette Knudsen, përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, po ashtu e dënoi sulmin.
“Nuk ka fjalë për të dënuar sa duhet këtë akt të neveritshëm”, shkroi ajo në Twitter.
Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se “ne shprehim mbështetjen dhe solidaritetin me afganët për të luftuar në mënyrë efektive terrorizmin”.
E dërguara e posaçme e Uashingtonit për gratë, vajzat dhe të drejtat e njeriut në Afganistan, Rina Amiri, shkroi në Twitter se ishte “thellësisht e pikëlluar për sulmin mbi xhamin në Kabul gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit” dhe bëri thirrje që dhunës së tillë t’i jepet fund dhe keqbërësit të dalin para drejtësisë.
Një shpërthim i ngjashëm kishte ndodhur një javë më parë në një manastir sufist në Kabul, ku u vranë të paktën 30 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Komuniteti hazara dhe grupe të tjera sufiste kanë qenë cak i një serie sulmesh në Afganistan kohëve të fundit. Shteti Islamik Khorasan ka marrë përgjegjësinë për shumë bombardime ndaj afganëve shiitë./REL
Të tjera
-
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale dje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur lidhur me fotografinë që u bë d...
-
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së B...
-
Raportohet i zhdukur një person në Prishtinë, ishte me vëllain kur u largua e s’u pa më
Është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë që nga 13 maji. Ank...
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...