Rrëzohet avioni zjarrfikës në Portugali, vdes piloti
Autori: Gazeta inFokus 00:09 | 16 July 2022
Një aksident ajror me plasojë vdekje ka ndodhur në Portugali.
Një avion zjarrfikës është rrëzuar, e për pasojë ka ndërruar jetë piloti.
Mediet portugeze raportojnë se avioni kishte marrë pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë Vila Nova de Foz Coa, në rajonin Guarda të Portugalisë veriore, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë zbardhur ende.
”Deri tani nuk e dimë “ se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Andre Fernandez, raporton abcnews.al.
Ditët e fundit zjarre me përmasa të konsiderueshme janë përhapur nëpër Europë duke shkatërruar thuajse çdo gjë që u del përpara, duke përfshirë këtu edhe shtëpi, fusha golfi, biznese dhe vila luksoze .
Në Portugali rreth 2000 zjarrfikës janë në përpjekje prej ditësh për të frenuar katër zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në qendër të vendit dhe në veri.
Nga ana spanjolle , kryeministri Pedro Sánchez tha se qeveria po monitoron zhvillimin e fronteve, për shkak të të cilave u evakuuan shumë komunitete, duke shtuar se rreziku është i lartë, edhe për shkak të temperaturave shumë të larta.
Më shumë se 1,000 njerëz janë duke u evakuuar nga një resort i njohur pushimesh në Spanjë, në Malaga.
Nga ana tjetër, zjarrfikësit portugezë janë duke luftuar me të plaktën 13 vatra të ndryshme të përhapura nëpër vend, ndërsa lumi Po në Itali është tharë pasi vendi po kalon thatësirën më të madhe në 70 vite.
Në Francë, me mijëra persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre ndërsa 1,000 zjarrfikës të mbështetur nga 10 mjete fluturuese që mbajnë ujë po vijojnë të luftojnë me dy vatra që janë shfaqur të martën dhe po favorizohen nga i nxehti ekstrem dhe erërat e forta.
Zjarret kanë djegur deri më tani 7,300 hektarë në Gironde, ndërsa 2,000 hektarë janë djegur vetëm gjatë natës, sipas autoriteteve. Zjarret kanë përfshirë edhe Greqinë fqinje por edhe vendin tonë ku vatrat janë shfaqur thuajse që në fillim të kësaj vere. /abcnews.al
Të tjera
-
Scholz e mbështet Bidenin: Është një nga politikanët më me përvojë në botë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shfaqur mbështetje dhe besim të fortë në udh...
-
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga
Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në H...
-
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robe...
-
Parashikimi i motit për sot
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë pasditës...
-
OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur alarmin për rezistencën ndaj...
-
“Miqësi e përjetshme”, “Të rritim bashkëpunimin”, krejt çka tha Osmani pasi takoi zëvendëspresidenten Harris dhe këshilltarin Sullivan
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Paqes për Ukrainën në Zv...
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...