Rozë

Rrezikon 4 vite burg, ja për çfarë akuzohet aktori i famshëm turk

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 18 November 2021

Aktori i famshëm turk, Burak Ozçivit, rrezikon që të dënohet me katër vite burg. Ai akuzohet se në një proces gjyqësor ka fyer punëtorët në xhirimet e filmit “Kurulus: Osman”.

Gazeta turke “Cumhuriyet” shkruan se një hetim është kryer për incidentin që ndodhi në Beykoz Riva në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithashtu bën të ditur se në raport thuhet se është vërejtur se dëshmitarët e paraqitur nga ankuesi e kanë konfirmuar ngjarjen në deklaratat e tyre. Gazeta tha se gjyqi i Ozçivit do të fillonte në ditët në vijim.

-Advertisement-

Në aktakuzë është kërkuar që aktori i famshëm të dënohet me burg që shkon deri në 4 vite për veprën penale “fyerje publike në mënyrë të rregullt”.

Botimi turk raportoi se avokati i Özçivit, Serkan Toper kishte bërë një deklaratë me shkrim mbi akuzat ndaj klientit të tij.

Ndërsa avokati i Burak është shprehur se në këtë rast është keqpërdorur e drejta për t’u ankuar.

“Si rezultat i pretendimeve fiktive të dorëzuara në autoritetet gjyqësore, klientit iu kërkuan shuma astronomike dhe kur këto kërkesa nuk u plotësuan, reputacioni i klientit në sytë e publikut u sulmua me deklarata të pavërteta të servirura në shtyp”, citoi Cumhuriyet të thonte avokati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera