Rrezik nga përmbytjet në Shqipëri, disa lumenj në pikën kritike
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 19 January 2023
Reshjet e shiut në Shqipëri kanë shkaktuar përmbytje, ndërsa rritja e nivelit të ujit në disa lumenj rrezikon ta vështirësojë situatën edhe më shumë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, në zonën e nënshkodrës afro 1.000 hektarë tokë janë nën ujë, pasi lumi Buna ka dalë nga shtrati në Muriqan dhe në Oblikë.
Ndërkaq, në Lezhë ka prezencë të ujit edhe brenda në qytet. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një konferencë për mediat tha se edhe lumenjtë Drin, Mat, Shkumbin, Vjosë janë afër pikës kritike dhe rrezikojnë të dalin nga shtrati dhe të shkaktojnë përmbytje në zonat përreth.
Peleshi tha se situata është më serioze në veri të vendit, por probleme janë shfaqur edhe në jug, ku ka pasur vërshime të përrenjve malorë e për pasojë edhe rrëshqitje të dheut në rrugë.
Situata e krijuar ka detyruar Ministrinë e Arsimit të pezullojë mësimin në 56 shkolla.
Në disa zona në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korçë ka ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e defekteve që kanë shkaktuar stuhitë e shiut.
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka rritur praninë në të gjitha akset rrugore, në të cilat janë krijuar vështirësi për shkak të motit të lig.
Rreth dy muaj më parë përmbytjet në Shqipëri shkaktuan dy viktima. Si pasojë e përmbytjeve rreth 300 persona janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa rreth 4.500 hektarë tokë është mbuluar nga uji, kryesisht në qarkun e Shkodrës./rel
Të tjera
-
Rexhepi në Katar adreson çështje të rëndësishme për familjen, arsimin dhe jo-diskriminimin
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, prezantoi fja...
-
Hovenier pret Berishën: Diaspora në SHBA, partner esencial për mbështetjen e Kosovës si shtet sovran
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetari...
-
Ministri Krasniqi takohet me shefen e zyrës së KiE në Kosovë: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvillu...
-
“Vala” pa valë
Qytetarët konsumatorë të telefonisë mobile të operatorit "Vala" në ditët e fu...
-
Kurti nderon dëshmorët e kombit në Gjakovë
Në kujtim dhe në nderim të sakrificës dhe të gjakut të derdhur për liri, krye...
-
Ministrja Hajdari ‘nuk bëhet rehat’ me Sekretar të Përgjithshëm, shkarkon Latifajn, ja kë e emëron në vend të tij
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk po bë...
-
Sekuestrohen 25 motoçikleta në Pejë
25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të po...
-
Gjenden të vdeküra dy ukrainase në Tiranë
Më 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur n...
-
Arrestohen dy serbë në Jarinje
Dy serbë janë arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje. Informaci...
-
Kërkohet paraburgim për policin i cili për 6 muaj ngacmoi sek *ualisht vajzën e mitur
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin p...
-
E frikshme në Shën Petersburg, autobusi me 20 pasagjerë “zhytet” papritur në lumë/Pamje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një a...
-
Ambasada italiane përgëzon qeverinë për lehtësimin e procedurave për konvertimin e patentë shoferëve
Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për lehtësim...