Rozë

Ronela dhe Enca kanë diçka të përbashkët që nuk pritej!

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 19 July 2017

Enca është një nga personazhet më të ndjekura të showbizz-it shqiptar.

Siç ajo e quan veten, është “mbretëresha e Instagram-it”.  Megjithatë, edhe pse gjithnjë është quajtur e veçantë në stilin e saj, detaji që do t’ju tregojmë tregon se Enca ka bërë diçka të ngjashme me një tjetër këngëtare. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila pa frikë mund të quhet e veçantë në llojin e  vet.

Jemi duke folur për një model flokësh. Ronela pak javë më parë ka publikuar klipin e  saj “Ladies”. Në një moment gjatë klipit ajo shfaqej me flokë të gjatë në ngjyrën gri, të shtrirë, por me dy gërsheta në pjesën e ballukes, të dekoruara me disa unaza metalike stili “piercing”.

-Advertisement-

Të njëjtin model flokësh e pamë mbrëmjen e djeshme edhe tek Enca, e cila kishte postuar një video në Instastory duke kënduar këngën e saj më të re, që pritet të dalë shumë shpejt. Edhe Enca, njësoj si Ronela, duket se e pëlqen shumë këtë model flokësh, me të vetmin ndryshim, pa dekorin “piercing”.

Të dyja vajzat bëhen bashkë me këtë detaj e duhet thënë që u shkon shumë. Nëse Ronela e zgjodhi si look për në videoklip, Enca e pëlqen për në jetën e përditshme. Nuk do të çuditeshim nëse që këtej e tutje do e shihnim te shumë vajza këtë stil flokësh. /Blitz.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera