Rozë

Roberti zbulon rezultatin e analizës për coronavirus

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 04 April 2020

Këngëtari Robert Berisha ka përfunduar ‘aventurën’ e tij 14-ditore në karantinë, përmes së cilës tërhoqi vëmendje që me të mbërrirë.

Berisha që u izolua në konvikt pas kthimit nga Amerika, përgjatë dy javëve nuk përtoi për asnjë moment që të bëjë atmosferë përmes videove të ndara nga konvikti numër 8.

E sot, ai ka marrë rezultatet e analizës.

-Advertisement-

Përmes rrjeteve sociale, Roberti ka treguar se ka rezultuar negativ me virusin sars-coV-2 dhe është lëshuar për në shtëpi këtë mëngjes.

Kujt do i mungojë atmosfera e Robertit nga karantina? Pa diskutim, të gjithëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera