Rozë

Rita Ora tregon përvojën e saj me producentin i cili akuzohet për abuzime seksuale

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 20 October 2017

Rita OrA   ka punuar me producentin e Hollivudit tani më të turpëruar, Harvey Weinstein.

Filmi Southpaw, ishte ai i cili në vitin 2015 i mundësoi Rita Orës të punonte me producentin e njohur.

Tani, Rita Ora ka treguar përvojën e saj me producentin i cili tani më u akuzua për ngacmim seksual prej më shumë se 20 femrave, madje ai akuzohet edhe për përdhunim.

-Advertisement-

Këngëtarja tha se Weinstein asnjëherë nuk ka vepruar me të në mënyrë të papërshtatshme  me të përgjatë viteve që kanë punuar së bashku.

E lidhur me skandalin e producentit ajo tha se është një skandal i çmendur.

Rita në mes të tjerash shtoi se i mbështetë të gjitha ato femra që kanë denoncuar rastin, dhe i cilëson si gra shumë të guximshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera