Rozë

Rita dukej me stil unik teksa darkoi në Ibiza, ja kush e shoqëroi

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 06 August 2020

Rita Ora u shfaq me një shami e fustan të bardhë derisa darkoi me shoqëri në Ibiza.

Rita Ora po qëndron për pushime në Ibiza bashkë me të dashurin Romain Gavras, motrën Elena dhe miqtë e saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Rita dukej me stil derisa u nis për darkë e veshur me një fustan të bardhë dhe shami, të enjten. Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej edhe më tërheqëse e veshur me një palë sandale me gurë argjendi.

-Advertisement-

Autorja e hitit “Anywhere” për aksesor kishte vendosur një palë syze me ngjyrë të verdhë, ndërsa u shfaq tek restauranti Ses Boques me grupin e vajzave.

Më herët gjatë ditës, Rita në Instagram publikoi disa foto të saj në bikini, ku dukej tërheqëse duke treguar trupin e rrezitur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera