Rishikimi i paraburgimit për Veselin e Krasniqin – Mbrojtja tërhiqet, ZPS s’e pret 16 shtatorin
Autori: Gazeta inFokus
23:41 | 09 September 2026
Prokuroria Speciale në Hagë po vazhdon kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Rishikimi për vazhdimin e paraburgimit që bëhet çdo dy muaj, për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin është bërë me 15 korrik që do thotë se rishikimi i radhës është me 15 shtator, apo një ditë para aktgjykimit final të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gazetarja, Rina Mujku thotë se ZPS ka kërkuar në gusht vazhdimin e paraburgimit së paku deri në nëntor duke u arsyetuar tek statusi i Facebook-ut të Krasniqit të 24 prillit të 2020 dhe se Veseli ka qenë udhëheqës i SHIK-ut.
Rishikimi i fundit, i çdo-dy-muajshëm i paraburgimit, për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin është bërë më 15 korrik, që i bie ai i radhës të jetë më 15 shtator, një ditë para Aktgjykimit të shkallës së parë. Mbrojtja ka hequr dorë nga kërkesa për rishikim dhe lirim duke pritur vendimin e gjykatës, por jo edhe Prokuroria. ZPS edhe këtë gusht ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, së paku deri në nëntor 2026. Arsyetimet janë të njëjtat, statusi i Facebookut i Krasniqit i 24 prillit 2020, dhe se Veseli ka qenë udhëheqës i SHIK-ut”, ka shkruar ajo në Facebook.
Mbrojtja e Krasniqit ka thënë se nuk do paraqesë argumente tjera duke qenë se vendimi i Gjykatës Speciale do merret me 16 shtator.
“Mbrojtja vëren se vendimi për rishikimin periodik të paraburgimit pritet të merret më 15 shtator 2026, ndërsa aktgjykimi i gjykimit është planifikuar të shpallet nga Trupi Gjykues më 16 shtator 2026. Në këto rrethana, Mbrojtja nuk do të paraqesë argumente të tjera për lirimin para shpalljes së aktgjykimit”.

T� tjera
-
Audioincizimi që dëshmon sistemin kriminal të punësimeve partiake në krye me Albin Kurtin
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
































