Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
15:19 | 12 November 2026 Autori: InfokusiDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në një konferencë që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ku temë diskutimi është zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e sfidave gjeopolitike, shrkuan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë forum i mundëson atij të prezantojë perspektivat e Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Ai ka theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe kontributin e Kosovës në dialogun për rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
“Në një kohë kur sfidat gjeopolitike kërkojnë përgjigje të koordinuara, reforma të qëndrueshme dhe angazhim të qartë ndaj vlerave europiane, Kosova duhet të mbetet e përkushtuar në avancimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit të saj europian” shkroi Hoti./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
























