Lajme

Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 12 November 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për zyrtarin e Komunës së Prishtinës, M.B. nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, i pandehuri M.B., gjatë vitit 2023, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, përgjegjës për arkivin në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka përmbushur detyrat zyrtare lidhur me verifikimin e autenticitetit të dokumentacionit arkivor.

Po ashtu, ekziston dyshimi se i pandehuri M.B., me qëllim të mundësimit të përfitimit të kundërligjshëm të të drejtave pronësore për personin tjetër me inicialet N.J., i cili aktualisht gjendet në arrati, ka ndihmuar në përdorimin e dokumenteve publike të falsifikuara, duke mundësuar që prona publike në mënyrë të kundërligjshme të kalojë në emër dhe posedim të personit N.J.

-Advertisement-

Prokurori i Shtetit, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me qëllim të parandalimit të tjetërsimit apo humbjes së pasurisë që dyshohet se ndërlidhet me veprimtarinë e kundërligjshme, ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të 48 parcelave pronësore, vlera e përgjithshme e të cilave dyshohet të arrijë në miliona euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, tha se mbetet e përkushtuar “në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy