Audioincizimi që dëshmon sistemin kriminal të punësimeve partiake në krye me Albin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus
18:54 | 12 November 2026
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes datave 12 tetor e 9 nëntor 2025 – periudhë kjo kur Thaçi ishte në fushatë zgjedhore për garën e balotazhit përballë atëherë kryetarit në detyrë, Xhafer Gashit.
Zëri që sapo dëgjuat është i Kryetarit të Komunës së Obiliqit nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçit.
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes datave 12 tetor e 9 nëntor 2025 – periudhë kjo kur Thaçi ishte në fushatë zgjedhore për garën e balotazhit përballë atëherë kryetarit në detyrë, Xhafer Gashit.
Aty, Thaçi u tregon lirshëm e me krekosje votuesve potencialë të vet se si në balotazhin e parë, atë të vitit 2021, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me qëllimin që t’ia fitojë zgjedhjet Vetëvendosjes në Obiliq, kishte ndikuar të hapej konkurs për 150 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ashtu siç edhe kishte ndodhur. Konkursi për 150 vende pune në KEK, u hap më 6 nëntor të vitit 2021, rreth 8 ditë para balotazhit që më pas do të mbahej më 14 nëntor.
Ja dëgjojeni:
“Kur i hupum zgjedhjet në 2021-ën në balotazh e çeli Albini konkursin në balotazh. Edhe më tha, Halil, po e çelim qit konkurs, tha, edhe, hupe – fitove, rriju në fjalë njerëzve. Unë po të tham, nëse të pengon dikush, më thirr mu. Kjo për mu ish fitore. Se me ja kthy Obiliqit me 100 vetë të punësum, qatë garën që e bojsha unë, e ndjejsha njëfarë lehtësie që kam ba diçka. Edhe me thanë të drejtën, unë për katër vjet, kam mendu thojsha nja 200 vetë të Obiliqit i shtina në punë, e po din…janë boll. Edhe në rregull”.
Pra Halil Thaçi e pranon hapur e publikisht se ka qenë Kryeministri i vendit që ka hapur konkurs bash në balotazh në mënyrë që ta diktojë rezultatin e zgjedhjeve përmes premtimeve për punësime ilegale të militantëve partiakë.
E kemi ditur, por kjo tashmë është dëshmia e parë që korrupsioni dhe abuzimi me ndërmarrjet publike jo vetëm që bëhet me dijeni të kryeministrit, por nxitet nga ai.
Gjithsesi, Thacit jo gjithçka i kishte shkuar në rregull.
Pavarësisht këtij konstruksioni korruptiv që buronte nga maja, nga Kryeministria në krye me Kryeministrin, Albin Kurti, Halil Thaçi e kishte humbur balotazhin në zgjedhjet komunale në Obiliq. Fitues, kishte dalë Xhafer Gashi.
Por, ashtu siç edhe kishte porositur Albin Kurti, Halil Thaçi kishte shkuar të sigurohej që individët e paracaktuar të punësoheshin.
Në KEK, ai takonte ish-Kryeshefin e arrestuar për korrupsion, Nagip Krasniqin.
Ky i fundit, Thaçin, e udhëzonte ta takonte shefin e zyrës ligjore atë kohë, me të cilin ishte përplasur në lidhje me numrin e personave që Thaçi donte t’i punësonte në KEK.
Ai e luste t’i sillte 7-8 familjarë t’ia punësojë, e Thaçi insistonte në 150 militantë.
“Kur hupum, më tha, edhe pas dy dite shkova unë me u interesu për konkursin. Kur shkova, ai drejtori i KEK-ut u kanë Nagipi. Po ma bon kqyre me qit drejtorin e Zyrës Ligjore merru. Shkova u takova me të. Tani dulem me e pi kaj kafe. Tani në muhabet me të, tha ke hupë. Thashë po bre kam hupë. Çka me bo o burrë ke hupë. Po bre kam hupë po çka me bo. Tha ngom a ki naj familjarë me ta shti në punë. Jo tybe, s’e kam kërkënd. Tha, hajt shko tha gjej nja 7-8 vetë bimi unë t’i shti. Unë pak ja lujsha pak gjynahin, thashë te kqyri dej ku po e çon ai. Se unë isha deputet, po ai djali nuk e dike hala që unë isha bë deputet se ma lëshoi vendin ai Alban Hyseni. Edhe tha bimi nja 7-8 vetë tha edhe po e mshelim këtë farë muhabeti. Ngo i thashë. Po janë bre 150 e më ka thanë Albini për Obiliq. Çfarë Obiliqi tha, po mos bo hajgare tha. KEK-u s’është i Obiliqit tha. Bimi nja 7-8 vetë tha se s’kam vakt shumë. Ngom thashë ti djalë. Jo 7 a 8. As 149. Fiks 150 kanë me kanë të Obiliqit. Thashë Albin Kurti mu ma ka çelë qët konkurs veç për Obiliq. Tha ke hupë. Thashë ani de. Shtini 4200 vetë që i kam pasë 4200 vota, me mu je në rregull. Jo tha s’bahet kjo punë. Jo jo, qikjo e jotja s’ka mu bo qikjo e jemja ka mu bo”.
Sikur të flisnin për kompani private, Thaci e zyrtari ligjor tregtonin numra punësimesh në institucione ku supozohet se vendin e punës ta siguron merita.
Në të njëjtin incizim tash dëshmohet se punësimi i tillë jo ligjor që si ide ishte dhënë nga besoni ose jo, kryeministri i Kosovës, u realizua.
Sic tregon Thaci nuk arriti t’i punësojë vec ata që nuk dinin të dërgonin e-mail e ta përdornin kompjuterin.
“Vallahi u çelë konkursi. Të nesrit ka vazhdu konkursi. Janë kanë 127 pozita se, 23 ken a po kupton se tash i mbaj në mend edhe detajet. Ke nifarë konkursi i mekatronikës a s’di çka ke ai, u majt. 127 janë hy, 96 janë kanë të Obiliqit. Kur ja përmenda Xhafer Gashit, s’e di a e keni vërejtë. Kur ja përmenda. Desh u tranu. Desh ra në prush. Jo s’është e vërtetë… Fiks Xhafer Gashi me Vehbi Kajtazin, e kanë nisë me na sulmu për konkurs, edhe pas gjashtë dite e ka bë kallëzimin penal LDK-ja. Më ka mbetë zhig ai konkurs. Pse? I kena shti do njerëz që prej 96-ve, janë kanë 64 me asistencë sociale. Janë kanë do njerëz që hala s’po mujna me i shti. Janë nja 7 a 8 që na kanë mbetë. S’po din o burrë. Po del në kompjuter, s’po ja rrokë, badihava.S’din as imellë me çu”.
Por asgjë nuk i kishte ikur syrit të drejtësisë. Dhe kjo e gjitha falë raportimeve mediatike të kohës.
Në prill të vitit 2022, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte nisur hetimet për këtë konkurs – të cilat, si shumica dërrmuese të cilat fillojnë kundër akterëve të pushtetit, përfundojnë në sirtarë pa ndonjë rezultat apo arrestim.
Paturpësisht, në ditën që Prokuroria kishte nisur hetimet, Kryeministri, Albin Kurti, kishte gënjyer para mediave, duke thënë se në këtë konkurs s’kishte punësim të militantëve.
“Nuk ka punësim të militantëve. Ka Komisione të cilat e bëjnë një vlerësim pasi që ka teste edhe me shkrim edhe me intervistim. E gjithashtu ka edhe të drejtë ankese. Nëse ka pasur ndonjë parregullsi a padrejtësi, ankesat dhe shqyrtimi i tyre do ta rregullojnë”, thoshte Kurti.
Përfundimisht, në maj të vitit 2022, një muaj pasi që Organi i Akuzës nisi hetimet, ky konkurs në KEK u anulua, për të rinisur sërish si i tillë nga pika zero.
Nëse Prokuroria kishte veç dyshime e jo prova, ky audio-incizim e dëshmon më së miri përfshirjen direkte të kryeministrit, ish-deputetit e tani Kryetarit të Komunës në skemë kriminale të punësimit masiv partiak.
Por a do të ketë Prokuroria guximin t’i thërrasë për llogaridhënie ata që deri dje flisnin për luftë kundër korrupsionit, e sot dëgjohen duke e ndarë KEK-un si plaçkë elektorale?
Apo edhe kjo dosje do të përfundojë në dollapët që mbyllen me çelësa që humbin përgjithmonë?

T� tjera
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...
-
Ndihmoi që një pronë t’i kalojë një personi tjetër, kërkohet paraburgim për zyrtarin e arkivës të Komunës së Prishtinës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit...
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...




































