Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 12 November 2026
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar në stacion policor, pasi dyshohet se ka kërcënuar një kolege, ka kuptuar VOX Kosova.
Sipas burimeve të VOX-it, Binaku-Isufi, i është drejtuar zyrtares në Autoritetin e Konkurrencës me fjalët “Selajdini ka faj që nuk ju rrinë sakicë e me ju çu në shpi krejt”.
Në këtë rast, ajo e ka fjalën për Selajdin Beqën, i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, i cili, kundërligjshëm ushtron pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Konkurencës.
Beqa, si drejtor i AKK-së, brenda hapësirave të institucionit ku punon, e kishte sulmuar fizikisht kolegun Elezi. Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj Beqajt për sulm fizik.
“I pandehuri me dashje që të i shkaktoj lëndim trupor personit tjetër tani të dëmtuarit Shemsi Elezi i njëjti e kishte sulmuar me atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake derisa i dëmtuari kishte dalur në korridor tek fotokopja i pandehur duke i zënë në befasi të dëmtuarin nga mbrapa fillon ta sulmoj me shqelma dhe duar në pjesë të ndryshme të trupit duke e rrëzuar në tokë”, thuhet në aktakuzë.

Të bëmat e Beqës nuk përfundojnë këtu.
Më 16 prill të këtij viti, punëtorja A.A, e Autoritetit të Konkurrencës, iu ishte drejtuar me një shqetësim Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Ajo pretendonte se ishte vëzhguar e monitoruar nga drejtori Beqa përmes kamerave të sigurisë. Thoshte se incizimet nga këto kamera i përcilleshin atij përmes një zyrtari të IT-së, që për më tepër në kohën kritike s’kishte autorizim për mbikëqyrjen e sistemit të kamerave.
Beqa njihet për afërsinë e tij me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai, në zgjedhjet e 2017-së dhe 2021-së, ishte caktuar anëtar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve nga VV në Prishtinë.

Në një moment, Beqa i ishte drejtuar me një letër ministrit Xhelal Sveçla për leje për mbajtje të armës gjatë gjithë kohës. I thoshte se ka rreziqe puna e tij si gjobvënës për kompani të ndryshme që shkelin ligjet e konkurrencës.

Kërcënimi që Kryetarja e AKK-së ia ka bërë koleges, vjen dy ditë pasi ajo mungoi për herë të tretë radhazi në raportimin para Komisionit për Ekonomi të Kuvendit. Më 10 nëntor u paraqitën dy anëtare të Autoritetit, por jo ajo. Kryetari i Komisionit, Arben Mustafa, tha se nuk kishte dhënë arsye konkrete.
Të njëjtën ditë, në Kuvend mbërriti një letër e zyrtarëve të Autoritetit, e datuar më 9 nëntor dhe e protokolluar më 10 nëntor. Ata kërkojnë trajtim urgjent institucional lidhur me “gjendjen e rëndë të krijuar në AKK, cenimin e sigurisë juridike dhe mosrespektimin e vendimeve të organeve kompetente administrative dhe gjyqësore”. Ata përmendin faktin se Drejtori i Përgjithshëm, Selajdin Beqa, është pezulluar nga detyra, por vazhdon të paraqitet në punë dhe të ushtrojë funksionin, sikur vendimet të mos ekzistonin.
Letra rendit tri vendime. Komisioni i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, me vendimin A. 49/2026, e ka obliguar Komisionin e Autoritetit ta pezullojë Beqën brenda 15 ditësh. Gjykata Themelore (AKP 967/2026) ka refuzuar kërkesën e Autoritetit për masë të përkohshme. Gjykata e Apelit (AA 1330/2026) e ka refuzuar si të pathemeltë masën e përkohshme që kishte kërkuar Autoriteti, duke e lënë në fuqi vendimin për pezullim.
Zyrtarët theksojnë edhe fatin kundër Beqës ekzistojnë dy aktakuza, por se nuk janë ndërmarrë veprime për pezullimin e tij sipas nenit 69, paragrafi 1.5, të Ligjit për Zyrtarët Publikë. Ai e parasheh pezullimin e nëpunësit civil kur ndaj tij është iniciuar procedurë penale për vepër penale gjatë ushtrimit të funksionit.
Në pjesën e letrës që titullohet “Cenimi i sigurisë juridike dhe klimës së punës brenda institucionit”, zyrtarët përshkruajnë një ambient pune pa garanci bazë. “Përvec moszbatimit të vendimeve, situata e krijuar po shoqërohet edhe me një klimë të vazhdueshme presioni, intimidimi dhe pasigurie ndaj stafit të Autoritetit”.
Aty theksohet se zyrtarët e institucionit “po përballen me një ambient pune në të cilin mungojnë kushtet themelore të sigurisë juridike dhe profesionale për ushtrimin e detyrave të tyre”. “Vazhdimi i ushtrimit të funskionit nga një drejtues, për të cilin ekzistojnë vendime përkatëse lidhur me pezullimin, ndërkohë që këto vendime nuk zbatohen, ka krijuar një situatë të rëndë dhe të paqëndrueshëm institucionale”, thuhet në letrën që e ka siguruar VOX-i.
Në këtë drejtim, ata kanë kërkuar nga Komisioni për Ekonomi, ndër të tjera, që ta trajtojë me urgjencë këtë situatë dhe të kërkojë nga komisioni i AKK-së që përgjegjësi dhe sqarime zyrtare për moszbatimin e ligjit për sa i përket pezullimit të Beqës.

T� tjera
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Washington, raportohet për paktën katër persona të plagosur
Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në l...
-
Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronar...
-
Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 ar*më automatike në Gjilan
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar një muaj par...
-
Rama akuzon ministrat e Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të B...
-
Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në një...
-
Rama takohet me Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar këtë të enjte në Dublin presidentin ...
-
Sadiku për ndërprerjen e seancës: Kryetarja ndërpreu seancën me plotë të drejtë, por dje u sulmuam për mungesat
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka komentuar n...
-
Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim guvernatorin ...
-
“Nuk mundemi me ju prit deri në pafundësi”, deputetët nuk shkojnë në sallë as pas 50 minutash, Haxhiu ndërpret seancën e ligjit për Specialen
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, p...
-
LDK dega në Deçan: Kryetari Ramosaj të tërhiqet nga propozimi për rritjen e tarifave të mbeturinave, mos e rëndoni buxhetin e qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka kërkuar nga kryetari i ...
-
Gjakovë: Qytetari gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici
Sot në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur qytetari L. Rudi, i cili ...
-
Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë ...































