Rama takohet me Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin
Autori: Gazeta inFokus
15:14 | 12 November 2026
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar këtë të enjte në Dublin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilët ndodhen aty në kuadër të punimeve të samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian.
Sipas pamjeve të publikuara nga samiti, dy liderët janë parë duke biseduar së bashku në një tavolinë, nën shoqërinë e një personi të tretë.
Ndërkohë, në një komunikim për mediat nga kryeqyteti irlandez, kryeministri Rama kritikoi qasjen e deritanishme të Bashkimit Evropian ndaj luftës, duke theksuar se Evropa ka gabuar që nuk ka mbajtur të hapur një kanal komunikimi me Moskën, paralelisht me ndihmën ushtarake për Kievin.
“Pyetja nuk është se kujt mund t’i besojmë. Pyetja është çfarë është në interesin tonë më të mirë si komunitet evropian. Unë besoj se është bërë një gabim shumë i madh që diplomacia ju është lënë në dorë, ju është jashtëkontraktuar të tjerëve dhe ka një përqendrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi me Rusinë. Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë asgjëkundi, do të vazhdojë të qëndrojë aty. Dhe e ardhmja e kontinenti është një e ardhme e përbashkët për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet. Ndërkohë që mbështesim gjatë tërë kohës Ukrainën, na duhet të bisedojmë”, është shprehur Rama, raporton Euronews.al,.
Pjesëmarrja në samitin e nëntë të Komunitetit Politik Europian në Dublin vjen në një moment kur siguria e kontinentit dhe bashkëpunimi mes vendeve europiane janë ndër çështjet kryesore të diskutimit. Gjatë qëndrimit në Dublin, kryeministri Rama pritet të zhvillojë takime me drejtues të institucioneve europiane dhe homologë të tij.

T� tjera
-
Rama akuzon ministrat e Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të B...
-
Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në një...
-
Sadiku për ndërprerjen e seancës: Kryetarja ndërpreu seancën me plotë të drejtë, por dje u sulmuam për mungesat
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka komentuar n...
-
Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim guvernatorin ...
-
“Nuk mundemi me ju prit deri në pafundësi”, deputetët nuk shkojnë në sallë as pas 50 minutash, Haxhiu ndërpret seancën e ligjit për Specialen
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, p...
-
LDK dega në Deçan: Kryetari Ramosaj të tërhiqet nga propozimi për rritjen e tarifave të mbeturinave, mos e rëndoni buxhetin e qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka kërkuar nga kryetari i ...
-
Gjakovë: Qytetari gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici
Sot në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur qytetari L. Rudi, i cili ...
-
Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë ...
-
Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e traj...
-
Nagavci: Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen
Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen në versionin që...
-
Kurti në nisje të European Political Community u prit nga kryeministri i Irlandës Micheal Martin
Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin ...
-
KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Asociacioni i Qendrave p...

































