Lajme

Rezultatet në PISA, Sadiku: Asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim dhe asnjë përgjegjësi, si me vdekjet në KEK

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 10 September 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se pas publikimit të rezultateve në PISA nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria, duke kërkuar përgjegjësi për gjendjen në arsim.

Në një postim në FB, Sadiku ka thënë se pushteti nuk jep përgjegjësi, nuk qeverisë e nuk i zgjidhë problemet.

Ai tha se njësoj nuk u dha përgjegjësi as me vdekjet në KEK.

-Advertisement-

“Por për bllokim, manipulim e popullizëm i kanë 100 metoda. Për me qeverisë – ZERRO”, shkruan ai.

Reagimi i tij i plotë:

Asnjë reagim nga Qeveria për rezultatet e PISA-s. Asnjë kërkimfalje. Asnjë dorëheqje. Asnjë shkarkim. Asnjë përgjegjësi.

E njëjta strategji si me katër të vdekurit në KEK: heshtje dhe vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Nuk japin përgjegjësi. Nuk qeverisin. Nuk i zgjidhin problemet.

Por për bllokim, manipulim e popullizëm i kanë 100 metoda.

Për me qeverisë – ZERRO

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy