Rozë

“Rebelja” Mehgan Markle, thyen sërish rregullat mbretërore

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 11 December 2018

Mehgan Markle ka thyer sërish rregullat mbretërore. Pavarësisht se Mbretëresha Elizabeth i ka bërë disa herë vërejtje Meghan në lidhje me veshjet, ajo duket se i qëndron besnike stilit të saj.

“Të mos vishet si yll Hollywood-i dhe jo vetëm me të zeza!”, ishte një nga pakënaqësitë e Mbretëreshës ndaj Meghan.

Por, në “British Fashion Awards”, Meghan jo vetëm që kishte veshur një fustan të zi por madje kishte shkuar më tej dhe kishte lyer thonjtë me ngjyrë të errët.

-Advertisement-

Po, e lexuat saktë. Thonjtë me ngjyrë të errët. Sipas Mbretëreshës Elizabeth, thonjtë nuk duhet të jenë asnjëherë në ngjyra të errëta, pasi është vulgare.

Mirëpo, jemi në stinën e dimrit dhe ngjyra vishnje padyshim është e preferuara për shumë vajza. E mesa duket, as Meghan nuk i shpëton dot tundimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera