Sport

Reagon Zekrija Ramadani pas barazimit me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 20 December 2020

Prishtina nuk ka arritur me shumë se një barazim 1-1 ndaj Dritës, në duelin e mbetur të javës së tretë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, golin për vendasit e realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 38’ nga pika e bardhë, kurse për mysafirët shënoi Fidan Gërbeshi në minutën e 85’ po ashtu nga penalltia.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se sot kanë luajtur me mirë se kundërshtari.

-Advertisement-

“Kur nuk arrijmë fitore fajin e shohim tek vetvetja, faji është tek ne dhe nuk jam as trajneri i parë as i fundit që them se kur nuk shënon edhe pëson. Unë mendoj se sot dominuam, kishim rastet dhe rezultatin. Nuk duhet të jemi më evropian, ata arritën të humbin kohë dhe ne nuk arritëm ta bënim këtë gjë”, tha Ramadani për Art Sport.

Tutje ai i uroi futbollistët e tij për angazhimin, derisa foli edhe për përforcime.

“I uroj futbollistët për angazhimin, është normale që çdo sulmues mund të humbas raste, duke marrë parasysh që afati është i vështirë për të gjetur futbollistë cilësor duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos bëjmë gabime në përforcime, atë përforcim që ta bëjmë të jetë i duhuri”- përfundoi Zekrija Ramadani.

Prishtina pas këtij barazimi e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 32 pikë, 9-të me pak se Drita që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera