Lajme

Reagon Trajkoviq: Një ‘superfanse’ e Radoiçiqit në ekipin menaxhues për Asociacionin, tmerr kush po vendos për popullin serb

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 27 Prill 2023

Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka reaguar pasi që është publikuar dokumenti se deputetja e partisë SNS e Aleksandar Vuçiqit është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Trajkoviq në Twitter ka shkruar se deputetja e SNS-it, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit.

“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se është e tmerrshme se në fatin e kujt kanë mbetur serbët.

“Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiqi e vendos fatin e serbëve në këtë moment kritik. Dhe pastaj pyetet pse puna me Asociacionin po ngec”, ka përfunduar ajo, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar disa dokumente ku pjesë e grupit punues është Danijella Vujiçiq që është deputete në parlamentin e Serbisë.

Ajo ishte emëruar nga Goran Rakiq nga Lista Serbe, në kohën kur ishte zëvendëskryeministër në vitin 2020, gjatë mandatit të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy