Reagon Haradinaj-Stublla: Fëmijët e politikanëve s’mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve
Autori: Gazeta inFokus
22:56 | 22 February 2021
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq.
Sipas saj, fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre.
“Dënoj ashpër aktin vandal të rrahjes së djalit të politikanit Nenad Rashiq që i takon komunitetit serb, pa marrë parasysh motivet. Fëmijët e politikanëve nuk mund ta bartin mbi supe luftën politike të prindërve e aq më pak atë brenda komunitetit të tyre, dhe i ftoj organet kompetente që sa më parë të zbardhin rrethanat dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar që siç po duket – tenton asgjë më pak se minimin e përpjekjeve për mirëintegrim ndëretnik në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Haradinaj-Stublla gjithashtu dënoi ashpër edhe dhunën psiqike e verbale që po ndodh brenda institucionit të KQZ-së.
“Dënoj poaq ashpër dhunën psiqike e verbale, dhe ofendimet e ulëta që po ndodhin brenda institucionit të KQZ-së, me të cilat tentohet të vihet rregull i ri zgjedhor. Të gjithë ne pa dallim kemi vërejtjet tona në kodin aktual zgjedhor dhe hapësirat ligjore ekzistuese, por reforma zgjedhore që kërkojmë të gjithë nuk bëhet me ofendime personale ndaj zonjës Valdete Daka e as ndaj institucioneve, por me punë të përbashkët për reformën zgjedhore të stërvonuar dhe fuqizimit të demokracisë në Kosovë”, ka shkruar ajo.
RRETH KQZ-së DHE ZGJEDHJEVE:
1. Duartrokas dhe mirëpres vendimin për rinumërim të 494 vendvotimeve, ndonëse ky proces…
Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Monday, February 22, 2021
Të tjera
-
Vjen reagimi i bashkëshortit të Meliza Haradinajt pas publikimit të videos për vjedhjen e votave
Burri i Meliza Haradinajt, Dardan Stublla ka reaguar pas publikimit të videos...
-
Haradinaj me postim emocionues, uron 7 marsin me një fotografi nga shkolla fillore
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për...
-
Ahmeti: S’ka klane brenda LDK-së
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka deklaruar se çës...
-
Kryeministri i Malit të Zi: Nëse tani e tërheqim vendimin për njohjen e Kosovës, bie Qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur për mediumin serb, “B...
-
GAP: Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike kanë qenë më shumë të motivuara politikisht
Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi ligjin e ri për Zonat Ekonomike. ...
-
Tërmeti godet Bosnjën
Tërmet prej 3.1 shkallë ka goditur Bosnjën. Një tërmet prej 3.1 shkallë Ri...
-
Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 435 qytetarë
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 435 tiketa për qytetarët q...
-
Deputetja e Kuvendit të Kosovës më 7 mars ndan foton e veçantë kur ishte drejtoreshë e shkollës
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka uruar mësuesit për fest...
-
7 marsi dita kur mësuesi Shaban na e dha mësimin më të çmuar
Dita e 7 marsit shënon ditën e mësuesit, mësues ishte edhe Shaban Jashari nga...
-
Hajnat në Prishtinë i shfrytëzuan maskat anti-Covid për të vjedhur në një banesë
Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hy...
-
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin policor janë raportuar dy raste të dhunë...
-
Likaj uron 7 marsin: Mësuesit janë faktor kyç për emancipim shoqëror
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me rastin e 7 marsit, k...