Lajme

Reagojnë nga Presidenca: PDK të distancohet nga gjuha e Ganimete Musliut, heshtja e tyre nënkupton miratim

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 15 December 2022

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së së PDK-së, Ganimete Musliut lidhur me peshën e presidentes Osmani, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka kërkuar që PDK të distancohet nga gjuha e Musliut kundrejt presidentes Osmani. Në të kundërtën, ai thotë se heshtja e tyre do të thotë miratim.

“E neveritshme dhe e turpshme deklarata e deputetes Musliu. Ne mungese te ideve politike, ajo perdore gjuhe denigruese dhe seksiste. Nese PDK e grupi i saj parlamentar pretendojne se jane reformuar duhet te distancohet nga kjo gjuhe. Perndryshe heshtja e tyre nenkupton miratim”, ka shkruar Vela.

-Advertisement-

Musliu në reagimin e saj në Facebook, u mor me kilogramët e presidentes Vjosa Osmani pas fjalimit vjetor të presidentes para deputetëve ku tha se “Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitete te çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim…”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera