Lajme

Rast tragjik në Drenas: 37-vjeçari gjendet i varur në tarracën e banesës, paralajmëroi familjen se do t’i jap fund jetës

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 29 January 2023

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.

Rasti i rëndë ka ndodhur në tarracën e banesës, ku i ndjeri vendosi t’i jap fund jetës duke u varur.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 37-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, pasi viktima u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

-Advertisement-

Sipas informacioneve të para, i ndjeri e kishte paralajmëruar familjen e tij se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura.

Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera