Sport

Rashica flet rreth interesimit të klubeve të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 26 September 2017

Paraqitjet e shkëlqyeshme në sezonin e ri kanë bërë që të shtohet numri i ekipeve të interesuar për Milot Rashicën.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Vitesse verën e ardhshme

Lazio dhe Napoli kishin shprehur interesim për Rashicën edhe verën që shkoi, ashtu si Ajaxi, ekip të cilit i shënoi gol në fundjavë.

-Advertisement-

“Nuk e di nëse Lazio ka shprehur interesim. Du të shkëlqej në çdo ndeshje dhe të përmirësohem vazhdimisht. Sidoqoftë, është e mirë të luash sa më shumë ndeshje të mëdha në stadiume të mëdha, këtë e dëshiron çdokush. Ky  është viti i tretë te Vitesse dhe dëshiroj të luaj sa më mirë. Pas këtij sezoni do të shoh se çka do të ndodhë”, ka thënë Rashica por Goal.com

Deri tani ai ka shënuar dy gola dhe një asistim, ndërsa Vitesse zë vendin e tretë me 13 pikë, 2 më pak se lideri PSV Eindhoven.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera