Lajme

Ramush Haradinaj kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 31 January 2023

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Sipas Haradinajt, sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

-Advertisement-

“Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera