Rozë

Ramiz Lladrovci vjen me një koment epik, pasi Don Xhoni zyrtarizoi lidhjen me modelen ruse

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 05 January 2022

Rep-artisti nga Kosova, Don Xhoni, para disa jave ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen ruse, Ariana Lirey.

Dyshja me konfirmimin e dashurisë së tyre, bënë bujë në të gjitha mediat vendore.

E lidhjen e tyre e ka komentuar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin ka shoqëri të mirë Don Xhoni.

-Advertisement-

Ai e vlerësoi lartë artistin nga Drenasi, por nuk la anash edhe komentet për të dashurën e tij.

“Miku im Don Xhoni është personalitet i fuqishëm, talent i jashtëzakonshëm nga Drenasi, atdhetar i paepur, me guxim dhe me shije, djalë që na bën krenar të gjithëve. Sa e di, manekinia është shtetase ruse por me origjinë koreane. Ajo as e bën më të mirë, as më të keq kur dihet se Don Xhoni është artist me intuitë të shkëlqyer dhe i pathyeshëm, ka thënë Lladrovci në një intervistë për lajmi.net.

Artisti Don Xhoni, mori famë me “Free Style-at” e tij gjatë pandemisë, gjë që nuk mbeti pa u komentuar edhe nga modelja ruse. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera