Lajme

Rama reagon pas deklaratave të ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 11 December 2022

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, i ka përshëndetur deklaratat e ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd.

Në deklarata kërkohet heqja e menjëhershme e barrikadave në Veri të Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.

Po ashtu kërkohet edhe që të shmanget përshkallëzimi, si dhe dënohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.

-Advertisement-

“Nuk mund të pajtohem më shumë”, thotë Rama.

“Me zë të lartë dhe të qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, vazhdon ai në Twiterr.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera