Lajme

Rama falënderon kancelarin Scholz për Procesin e Berlinit: Platforma kryesore për bashkëpunimin rajonal

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 09 December 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij me rastin e kongresit të sotëm të SPD-së në Berlin.

Rama ka thënë se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një prej sukseseve të aleatëve gjerman. Tutje Rama ka thënë se Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunim e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

”Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Kryeministri shqiptar bashkë me presidentin serb, Aleksander Vuçiq kanë qenë promotorër kryesor të idesë së Ballkanit të Hapur. Megjithatë marrë parasysh mungesën e gjithpërfshirjes dhe zbehjen e asaj nisme, tashmë koncentrimi dhe sytë janë kthyer kah Procesi i Berlinit, proces ky që Shqipëria ka qenë nikoqire e Samitit të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera