Rakiq shkrihet pas Vuçiqit: “Ishim të lodhur, por kur pamë përkushtimin e tij…”

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 22 November 2022
Përfaqësuesit e Listës Serbe sot kanë dalë në një konferencë për media për të treguar për takimin që kanë mbajtur mbrëmë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.
Kryetari i kësaj parti, Goran Rakiq, pretendoi se në takim janë ‘dakorduar’ që duan vetëm paqe, derisa jehonë i bëri edhe deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që tha se pala kosovare është përgjegjëse për dështimin e arritjes së një marrëveshje për targat dje në Bruksel.
Në konferencë, Rakiq lavdëroi “mundin” e Vuçiqit për zgjidhjen e situatës.
“Përveç tij [Vuçiqit}, në atë takim ishin të pranishëm edhe ministrat dhe kryeministrja e Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën. Mund të kemi qenë të lodhur mbrëmë, por kur pamë shqetësimin e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e krizës – besoni se asgjë nuk është më e vështirë për ne”.
Rakiq tha se Vuçiqi personalisht u ka thënë atyre personalisht se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat, duke u thënë se “përgjegjëse për këtë është Prishtina”.
“Këtë mund ta dëgjoni nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe nga vetë Borrelli. Besoj se të tjerët do të thonë të njëjtën gjë…sepse kësaj radhe është e qartë se kush është përgjegjës”, theksoi Rakiq.

Të tjera
-
Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore
Në ndërtesën e Qeverisë, u organizua sot pritje në shënim të Ditës së Fitores...
-
Dedaj thotë se u kontaktua nga Gjykata Speciale: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, të kthehen në shtëpi
Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se sot është kontaktuar nga Dhomat e Specializu...
-
Prishtinë: Ndërpritet rryma në rrugën “Isa Kastrati”, shkak dëmtimi i shtyllave
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elek...
-
Trump uron kreun e ri të Kishës Katolike për zgjedhjen: Nder i madh që është Papa i parë amerikan, pres ta takoj
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur nder të madh për vendin, em...
-
Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papën e sapozgjed...
-
Kurti priti në takim Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, u bisedua për punën 18 mujore të IKKL-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv t...
-
Papa Leo XIV shfaqet për herë të parë në ballkonin e Vatikanit
Papa i ri i sapozgjedhur i cili do të mbajë emrin Papa Leo XIV ka mbajtur kët...
-
Cyrih: Policia bastisi plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut zbuloi një plantacion të paligjsh...
-
Amerikani Robert Prevost, Papa i ri
Robert Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i ri. ...
-
Zogaj për një qeveri tranzicioni: Jemi të hapur për dialog me të gjitha partitë politike
Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për ofertën që kjo parti dha...
-
Alban Hyseni i shpërblen maturantët me ekskursione në Shqipëri pak muaj para zgjedhjeve, vjet i kishte ndaluar
Në shkurt të vitit të kaluar, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni kishte njoftua...
-
Antonio Costa viziton Kosovën javën e ardhshme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën javën ...