Përplasje mes deputetëve: Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit – I duhet ende kohë për të kuptuar ligjshmërinë

Autori: Gazeta inFokus
17:58 | 08 May 2025
Një përplasje verbale për interpretimin e Kushtetutës ka ndodhur mes deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.
Ishte fillimisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili pas dështimeve të njëpasnjëshme të partisë së tij për të zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit, ka publikuar një pjesë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe mënyrën e votimit.
“Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”, është pjesa që ka ndarë Murati në rrjetet sociale
Frazë kjo me të cilën edhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, një ditë më parë u shpreh në linjë të njëjtë me Muratin, duke thënë se: “Aktgjykimi i Kushtetueses ju obligon deputetët të votojnë”.

Por kësaj deklarate iu ka përgjigjur Bajrami, e cila ia ka kthyer duke thënë se Muratit “i duhet ende kohë për të kuptuar bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”.
Deputetja e LDK-së e ka përforcuar qëndrimin e saj duke bashkëngjitur edhe një nen të Kushtetutës, në të cilin thuhet: “Deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton”.
Postimi i saj plotë:
Deputetit Murati, që sot flet për përgjegjësi kushtetuese, i duhet ende kohë për të kuptuar bazat e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë që rregullojnë punën e Kuvendit.
Deputeti Murati, që shkel Kushtetutën duke mbajtur post ministri, në kundërshtim me parimin e ndarjes së pushteteve, neni 72 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet ta dijë se deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues kur voton apo jo. Kështu e thotë Kushtetuta, neni 70, pika 1.
Këtë reagim e bëj për qytetarët e Republikës sepse është fyerje e inteligjencës e humbje kohe të diskutosh e debatosh për kushtetutshmëri me ata që kanë shkelur Kushtetutën me numra dyshifror, me ata që janë duke shkelur Kushtetutën teksa flasin e shkruajnë statusa duke mbajtur pozita ekzekutive e legjislative në të njëjtën kohë, me ata që shkelin Kushtetutën duke ua mohuar të drejtat mbi 90 mijë shërbyesve civilë.



Të tjera
-
Muharremi ngre alarmin: Dallim prej 60 milionë eurosh mes të dhënave të Doganës dhe ASK për importin e energjisë
Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur shqetësimin ...
-
Kurti: Kosova me sfidë të dyfishtë, të sigurojë furnizimin energjetik sot – të përgatitet për të ardhme më të pastër
Sot u mbajt Forumi për Investime të Qëndrueshme, ku morën pjesë përfaqësues t...
-
Rrjeti i Prindërve Edukues i reagon British School of Kosova: Dështim institucional dhe moral
Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës ka reaguar ashpër pas një shkrimi ku nj...
-
Projekti historik i ushtrisë gjermane: Afër 5000 forca në krahun lindor të NATO-s
Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Disloki...
-
Serbia nxit alarm për Kosovën: Ushtria dhe policia marrin udhëzime të reja
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Millan Mojsilloviq, ka deklaruar ...
-
U kap duke gërmuar pa leje në Leposaviq/ Prokuroria ndalon mjetet motorike dhe hap rast penal ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar opinionin publik se ka ndërmarr...
-
I akuzuari Pantiq: Shpëtova mijëra shqiptarë më ’98-’99, bëra kompromis me 140 civilë që të mos vra*sim njëri-tjetrin
I akuzuari për krime lufte, Momir Pantiq deklaroi të enjten para Gjykatës The...
-
Masat e BE’së dhe Asociacioni, Kallas gazetarit në Beograd: S’komentoj para se të flas me Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për shtyp në Beogr...
-
KOMF nesër para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, nesër do të organi...
-
Muhaxheri për ofertën e Kurtit për koalicion: Kështu nuk shkon askush me të në koalicion
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri ka folu...
-
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në...
-
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beogr...