Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore

Autori: Gazeta inFokus
20:20 | 08 May 2025
Në ndërtesën e Qeverisë, u organizua sot pritje në shënim të Ditës së Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në prag edhe të shënimit të Ditës së Evropës. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar, mirëpriti ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike në vendin tonë.
“Në rastin historik të Ditës së Fitores tetëdhjetë vjet më parë, festimet që shënuan fundin e luftimeve u përhapën jo vetëm nëpër kontinent, por në mbarë botën. Gëzimi dhe lehtësimi i miliona ushtarëve dhe qytetarëve të zakonshëm ishte i kuptueshëm, duke pasur parasysh koston marramendëse njerëzore të luftës. Deri më sot, mbetet konflikti më vdekjeprurës në historinë njerëzore, me rreth 70–85 milionë jetë të humbura, mbi 60% prej të cilëve ishin civilë. Vetëm në Holokaust, gjashtë milionë hebrenj dhe miliona të tjerë u vranë.” u shpreh kryeministri në hyrje të fjalës së tij.
Kryeministri tha se çdo përpjekje për të gjetur shpresë në atë katastrofë duhet të fokusohet kryesisht në përpjekjet e pasluftës për të parandaluar që diçka e tillë të mos ndodhë përsëri.
“Mes rrënojave morale të luftës, u mbollën farat e paqes. Dekadat pas Luftës së Dytë Botërore panë themelimin e institucioneve madhore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë, paqen dhe bashkëpunimin.” tha kryeministri Kurti.
Në vijim, kryeministri theksoi se tetëdhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ka shenja se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të përforcuar dhe zgjeruar këto institucione thelbësore duke përfshirë shtete të tjera demokratike, sikurse Kosova. Shtoi se invazioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim i vazhdueshëm për paqen në kontinentin tonë e ndryshe nga Lufta e Dytë Botërore, kërcënimi i agresionit tashmë vjen nga jashtë kontinentit tonë dhe jo nga brenda.
“Nuk kam asnjë dyshim se këto kërcënime mund t’i kapërcejmë së bashku. Evropa ka burime për mbrojtje dhe ide për përparim. Gjithçka që duhet është vullneti për bashkëpunim dhe ndjenja e solidaritetit. Prandaj, në këtë tetëdhjetëvjetor të Ditës së Fitores, jemi të thirrur jo vetëm të përkujtojmë të kaluarën, por edhe të mbrojmë të ardhmen.” përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Të tjera
-
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në...
-
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beogr...
-
Takimi Kurti- Hamza, Gruda i PDK-së: Iu ka rënë të ulen bashkë, takimi s’ka përmbajtje politike
Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LVV-s...
-
Prindi denoncon publikisht British School of Kosova: Refuzoi regjistrimin e vajzës vetëm sepse ajo ka Sindromën Down
Burim Sopa, ka thënë se vajza e tij Nisa, nuk ka mundur të regjistrohet në Br...
-
Fatmir Limaj mban konferencë për media
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj do të mbajë konferencë për media. Konferen...
-
Presidentja Osmani në përvjetorin e masakrës në burgut të Dubravës: Një prej masakrave më të tmerrshme
Në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, të kryera në maj të vitit 199...
-
AKB: Protestat janë të pashmangshme, nuk mund ta pranojmë këtë padrejtësi energjetike
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur takimin e rregullt të Bordit ud...
-
Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se LVV-ja ndihet ...
-
Gruda, PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri për krerët e UÇK-së në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur i in...
-
Kallas: Mesazhi për Serbinë ishte i qartë, qartësim i drejtimit dhe besnikëri ndaj parimeve demokratike
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë ...
-
Aksident në Drenoc të Klinës, vetura përfundon jashtë rrugës
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Klinës. Një vetur...
-
Për dy ditë policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi 30 gjoba dhe konfiskoi 10 motoçikleta
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se më 15 maj ka nisur zbatimin e pl...