Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

Autori: Gazeta inFokus
17:51 | 08 May 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit me ambasadorin, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje në Prishtinë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
Osmani ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Italisë në të gjitha fazat e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës dhe forcimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.
“Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, thuhet në njoftim zyrtar nga Presidenca.
Po ashtu, është diskutuar për rëndësinë që ka avancimi i Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike, duke e cilësuar këtë si një qëllim jetik për të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.
Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të shtetit tonë.

Të tjera
-
Haxhiu: Urojmë që opozita të reflektojë
Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit kandidatja e VV’së për kryeparlamentare, ...
-
Zemaj: Kurti s’u tregua kurrë kryeministër – për katër vite u mor vetëm me militantët e Facebook-ut
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër qasjen politike të Lëviz...
-
Peci pyetet për një takim të mundshëm me presidenten: Jo, s’po mendoj kurrgjë
Bashkëkryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci ka folur shkurt para mediave për ...
-
Izmaku: Numrat nuk e përcaktojnë gjithmonë rëndësinë, por peshën që e ka një lider
Deputetja e betuar nga radhët e Nismës Social Demokratike, Xhevahire Izmaku, ...
-
Bahtiri kritikon bllokadën politike: Populli po pret, shteti po pret
Para seancës së 19-të të tentimit për konstituimin e Kuvendit, Bahtiri u shpr...
-
Gjinekologu Veliu u godit në kokë me një mjet metalik
Mbrëmë, rreth orës 21:30, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar nga një perso...
-
“Emocionalisht jam e vdekur”, historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj
Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musle...
-
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj sot...
-
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sul*me ndaj emigrantëve
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule t...
-
Deputeti kosovar në Zvicër pas intervistës së Kurtit në RTK: Ai ka përfunduar politikisht, tashmë ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë
Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Telev...
-
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit...
-
Gjithçka gati në “San Mamés” për finalen e madhe angleze të Europa League
Stadiumi “San Mamés” në Bilbao të Spanjës është veshur me ngjyrat e f...