BE-ja kritikon pjesëmarrjen e Vuçiqit në Moskë

Autori: Gazeta inFokus
17:38 | 08 May 2025
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e saj për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në festimet për Ditën e Fitores në Moskë, duke thënë se kjo vizitë nuk po kalohet pa u vënë re nga shtetet anëtare të BE-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë një konference për shtyp së bashku me ministrin e jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski, Kallas u pyet nëse kjo vizitë mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.
“Nga një këndvështrim, është pozitive që ushtria serbe nuk merr pjesë në paradë. Kjo do të kishte qenë edhe më problematike. Megjithatë, të shkosh atje, përkrah Putinit, ndërkohë që ai është i përfshirë në një luftë aktuale – lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – mbetet një çështje që prek ndërgjegjen e secilit”, u shpreh Kallas.
Ajo theksoi se vendet anëtare të BE-së nuk e kanë pranuar lehtë këtë lëvizje të Vuçiqit dhe shtoi se “ka shumë pyetje për t’u bërë kur diskutojmë hapat e ardhshëm. Kush janë aleatët e tu? Me kë po qëndron në të vërtetë?”
Vuçiq mbërriti në Moskë më 7 maj, ndërsa mediat serbe raportuan se aeroplani i tij u ndal përkohësisht në Baku për shkak të situatës së paqëndrueshme mbi Ukrainë.
Sipas Kremlinit, më 9 maj është planifikuar një takim zyrtar mes Vuçiqit dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Të tjera
-
Deliu e PDK-së: Kurti s’i ka votat as për qeveri, e dëshmon kandidatura e Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se pretendimet e Albin Kurtit se i...
-
Basha del në mbrojtje të gazetarit që intervistoi Kurtin: “Langarecat po linçojnë pse bëri pyetje”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka dalë në mbrojtje Blerim H...
-
Haxhiu: Urojmë që opozita të reflektojë
Deputetja Albulena Haxhiu, njëherit kandidatja e VV’së për kryeparlamentare, ...
-
Zemaj: Kurti s’u tregua kurrë kryeministër – për katër vite u mor vetëm me militantët e Facebook-ut
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër qasjen politike të Lëviz...
-
Peci pyetet për një takim të mundshëm me presidenten: Jo, s’po mendoj kurrgjë
Bashkëkryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci ka folur shkurt para mediave për ...
-
Izmaku: Numrat nuk e përcaktojnë gjithmonë rëndësinë, por peshën që e ka një lider
Deputetja e betuar nga radhët e Nismës Social Demokratike, Xhevahire Izmaku, ...
-
Bahtiri kritikon bllokadën politike: Populli po pret, shteti po pret
Para seancës së 19-të të tentimit për konstituimin e Kuvendit, Bahtiri u shpr...
-
Gjinekologu Veliu u godit në kokë me një mjet metalik
Mbrëmë, rreth orës 21:30, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar nga një perso...
-
“Emocionalisht jam e vdekur”, historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj
Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musle...
-
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj sot...
-
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sul*me ndaj emigrantëve
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule t...
-
Deputeti kosovar në Zvicër pas intervistës së Kurtit në RTK: Ai ka përfunduar politikisht, tashmë ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë
Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Telev...