Qumështarët kërkojnë nga MTI-ja masa mbrojtëse për produktet e tyre
Autori: Gazeta inFokus
12:06 | 07 February 2018
Shoqata e Qumështarëve të Kosovës ka bërë kërkesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për masa mbrojtje për produktet e qumështit e që i bie masa mbrojtëse kundër vajit të palmës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, i cili ka treguar se ka informata që në MTI, është bërë edhe një kërkesë nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, që mos të merren masat për t’u ndaluar këto produkte.
Por këto pretendime i ka hedhur poshtë kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha, i cili tha se kanë kërkuar nga MTI-ja aplikimin e masave mbrojtëse , dhe nuk është e vërtetë ajo që është thënë që ata kanë bërë kërkesë që mos të aplikohen masat mbrojtëse nga MTI-ja.
“Nuk është e vërtetë. Nuk është normale nëse dikush prej neve kërkon diçka të tillë. Ne kemi bërë kërkesë që të aplikohen masat mbrojtëse dhe nuk është e vërtet”, tha Berisha.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Qumështarëve Ramadan Memaj, ka thënë se ka dyshime që kërkesa për mos me i vendos masat mbrojtëse është bërë nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit ku sipas tij ka dyshime që anëtarët e kësaj shoqate importojnë këto produkte me përmbajtje të yndyrave bimore.
“Faktikisht disa anëtarë të shoqatës të cilët dyshohet dhe faktikisht kjo vërehet edhe në treg që produktet e tyre kanë përmbajtje të yndyrave bimore . Kemi informacione se kanë kërkuar prej MTI-së që mos me u ndërmarrë këto masa, mirëpo për këtë ka informacione se edhe vet kryetari i Shoqatës së Qumështit të Kosovës edhe ai është përpunues edhe ai ka qenë pjesë e këtij procesi”, tha Memaj.
Memaj, ka treguar se që nga nëntori i vitit të kaluar kanë bërë kërkesë në MTI, që të hiqen nga tregu produktet me yndyrë bimore.“Është fjala për masat për produktet me yndyrë bimore. Kemi kërkuar që ato mu tërheq prej tregut edhe mu ndalu me u shitë në Kosovë. Kemi kërkuar ndërmarrjen e masave anti dumping . Kërkesën e kemi dërguar nga fundi i muajit nëntor të vitit 2017-të. MTI-ja i ka filluar inicimin e hetimeve edhe ne po presim se çfarë kanë me ndërmarr “, tha Memaj, përmes telefonit.
Ndërsa tregon se MTI-ja i ka njoftuar se kanë filluar hetimet lidhur me produktet që importohen si të dyshimta me përmbajtje të vajit të pallmës.
Kosovapress e ka kontaktuar edhe kryetarin e Shoqatës së Fermerëve të Kosovës, Besim Kuqin, i cili ka thënë se në emër të fermerëve bashkë me Shoqatën e Qumështarëve kanë bërë kërkesë dhe e mbështesin kërkesën për vendosje të masave mbrojtëse pasi sipas tij ata janë më të dëmtuarit nga importi në këtë rast.
“Ne kemi bërë kërkesë dhe plotësisht e mbështesim atë kërkese. Kjo më së shumti shkon në interes të fermerëve, prodhuesve se sa përpunuesve sepse ne e vërejmë menjëherë ndikimin”, tha Kuqi. KosovaPress ka kontaktuar zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
































