Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi mbajnë takimin e dytë të përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 27 February 2023
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë të hënën mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare.
Mbledhja këtë herë do të zhvillohet në Podgoricë, derisa e para është mbajtur në Shkodër, në korrik të vitit 2018.
Mbledhja në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Podgoricë pritet të zgjasë më shumë se dy orë dhe do të fokusohet te projektet që kanë rëndësi për të dyja vendet.
Në fund do të nënshkruhet deklarata e përbashkët, dhe ajo e marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna.
Ky projekt është prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë një takimi të mbajtur në Ohër në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”, në qershor të vitit të kaluar.
Të dy liderët kanë thënë se projekti do të kushtojë 9 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajve.
Ura do të jetë e gjatë rreth 310 metra dhe e gjerë 17 metra, si dhe do të përfshijë trotuare dhe shtigje për biçikleta.
“Kjo urë do të lidhë 34 kilometra të plazhit me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë çdo vit. Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73 kilometra, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm një kilometër”, pati thënë Abazoviq.
Përveç saj, pritet të firmosen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në disa fusha me interes të përbashkët që kanë të bëjnë me: energjinë, peshkimin, mbrojtjen e bimëve, mbrojtjen sociale, sportin, kulturën dhe median, në fushën e mbrojtjes dhe shëndetësisë.
Tjetër marrëveshje e rëndësishme do të jetë edhe ajo për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin e Shqipërisë, si dhe marrëveshja për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, mes ministrive përkatëse të të dyja vendeve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Rama dhe Abazoviq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar mbledhje të përbashkëta edhe me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë së Veriut.
Me Kosovën janë zhvilluar tetë mbledhje të përbashkëta dhe janë nënshkruar rreth 130 marrëveshje./rel
Të tjera
-
Hapja e urës së Ibrit pritet të trajtohet me seriozitet nga qeveria, opozita kërkon koordinim me aleatët
Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë për numrin dy në Qeverinë e Kosovës është ...
-
Vdesin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit
Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit n...
-
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spanjolle
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spa...
-
Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi
Ka ndërruar jetë invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet...
-
Të afërmit e personave me probleme mendore do të mund të paguhen për kujdesin
Të afërmit që kujdesen për anëtarët e familjes me sëmundje mendore duhet të j...
-
Rojet bregdetare greke hedhin emigrantët nga anija drejt vdekjes! Veprimi i frikshëm që bënin: Shponin gomonet
Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdh...
-
Për 24 orë policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi mbi 648 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e f...
-
MSH-ja anuloi listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të ...
-
Konjufca për ndarjen nga jeta të Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime fami...
-
Rashiq: Jam i gatshëm të përfshihem në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet...
-
Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto
Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar e...
-
Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok
Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zu...