Lajme

Qeveria Kurti e punëson në bordin e BQK-së njeriun e partisë të përfshirë në aferën e NPB-së

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 01 July 2022

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur si anëtar jo-ekzekutiv të bordit të BQK-së, ish-kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Nexhat Kryeziun. Vendimi për emërimin e Kryeziut në këtë pozitë është nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti.

Me gjithsej 72 vota të marra nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ish kandidati i VV-së u rahatua në Bordin e Bankës Qëndrore të KosovëS, për një mandat pesëvjeçar.

Më 30 prill, qeveria Kurti ishte pajtuar me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarit jo-ekzekutiv në Bordin e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, ku në mesin e tyre figuronte edhe emri i Kryeziut.

-Advertisement-

Por, kush është Nexhat Kryeziu, njeriu i aferës së Ndërmarrje Publike Banesore?

Nexhat Kryeziu, i cili në zgjedhjet e vitit 2017, ka qenë kanidata për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte përfshirë edhe në njërën nga aferat më të përfolura, të vitit 2018.

Atë kohë në rolin e Drejtorit të Ndërrmajes Publike Banesore, Kryeziu, së bashku , Liridon Latifin, ish-kryesuesin e Bordi, të kësaj ndërmarrjeje, kishin vendosur që ta anulojnë një konkurs për dhënien me qira të lokaleve afër Katedrales në Prishtinë për shkak se, dy të preferuar të tyre nuk kishin arritur të përfitojnë në konkurs.

Gazeta Insajderi pati publikuar një audioincizim në të cilin dëgjohen duke folur Kryeziu e Latifi.

Incizimi është bërë në janar të viti 2018 në zyrën e Kryeziut në Prishtinë. Pak javë pas kësaj bisede është anuluar konkursi.

Në bisedë më shumë flet Liridon Latifi, i cili aso kohe ishte anëtarë i Bordit. Ai, i bënë kërkesa dhe i jep sugjerime Kryeziut se si duhet të veprohej. Thotë se duhet t’i bëhet e qartë edhe Shpend Ahmetit, me këtë veprim.

Njerëzit e tyre sipas audioincizimit janë një person i quajtur Ertan dhe një person që i referohen si Polloshka. Ata, nuk kishin arritur të marrin pikë të mjaftueshme në konkurs.

Liridon Latifi, thotë se konkursi duhet të rrëzohet dhe t’u rriten pikët këtyre dy aplikuesve që përmenden si financues dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të dy protagonistët e kësaj afere me elemente të shpërdorimit të detyrës zyrtare janë anëtarë të VV-së. Kryeziu, e Latifi ishin zgjedhur në krye të ndërmarrjes me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Në bisedën e incizuar, Nexhat Kryeziu e pyet Liridon Latifin se a “të ka ec ndonjë”. Latifi ankohet për dy të preferuarit e tij.

“Jo që s’më kanë ec mu, po kqyre… (s’kuptohet), Polloshka është aktivistë edhe firma e tij ku punon, përnime na ka ndihmu, le ta din me Shpend, le ta dinë me krejt, qyky me lodra, qyky duhet me ec”, thotë kryetari i atëhershëm i Bordit të Ndërmarrjes.

Latifi, thotë se nëse nuk ec Polloshka, atëherë është i pajtimit që të rrëzohet i gjithë konkursi dhe të rishpallet tjetri. Ai, përmend edhe personin e quajtur Ertan. Këta dy njerëz sipas tij ju kanë ndihmuar, dhe për këtë arsye duht shpërblyer.

“Nëse nuk ec qyky, unë jam për me rrëzu krejt o burrë edhe nëse nuk ec Ertani, dy njerëz o burrë që të ndihmojnë edhe që i ki tut, mos me mujt ti mi shti, a din është tmerr. Unë po thom nëse, nëse muni me fol me atë çikën qita dy mi ec përpara, me ia shtu pikët dikund, në Plan Biznesi diku dikund, mirë, nëse jo, definitivisht nuk…, masanej nuk ka kuptim kjo farë pune”, thoshte Latifi.

I fundit e pyet Kryeziun nëse mund të flasë me një person brenda ndërmarrjes që i referohen si Çikë.

“Unë me fol po, veç s’di a muj me ja ndryshu mendjen”, përgjigjet Kryeziu.

https://video.gjirafa.com/embed/biseda-e-incizuar-ne-stilin-e-adem-grabovcit-te-dy-zyrtareve-te-vetevendosjes?autoplay=true&am=true&referrer=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fskandali-i-albin-kurtit-emeron-ne-pozite-te-larte-anetarin-e-vv-se-te-perfshire-ne-pergjimet-e-aferes-se-npb-se%2F

Liridon Latifi, nga ana tjetër nxit Kryeziun që të paktën njërin ta shtyjë përpara sepse sipas tij “nuk ka kuptim”.

“Po, po veç ngom tash ok, pe zomë që nuk shkon qashtu qysh po thu ti, është një opsion, opsioni tjetër cili është “, pyet Kryeziu.

“Opsioni tjetër, nëse s’bohet unë jom definitivisht për me rrëzu. Komplet jom për me rrëzu, a pe din”, përgjigjej Latifi.

Ai insiston që Kryeziu ta thërras në takim atë Çikën dhe të flasë me të.

“Qyre ky Ertani është, e kemi njëfarë sugjerimi për të… Erifi ka çel fabrikë edhe i vyn një lokal që shihet malli i tij, që e prodhon, Shoëroom kështu, a po më kupton? Që është në vend të mirë, domethanë ku ka qëllim me punësu njerëz edhe u kry. E ky i lodrave, na vyn një me lodra me kanë aty për fëmijë, e sene anena nena. Është atraktiv vend në qytet, sene, anena, knena edhe m’i thanë qita dy me mujt me i favorizu”, insistonte Latifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera