Lajme

Qeveria konfirmon se një veturë e eskortës së Kryeministrit është aksidentuar

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 11 December 2022

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.

Kështu i ka thënë Gazetës Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai ka treguar se në veturë nuk ka qenë i përfshirë kryeministri Kurti.

-Advertisement-

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera