Qeveria e Kosovës diskuton me banorët lokalë në veri për shpronësimin
Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 15 February 2023
Më 15 shkurt, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës mbajtën një dëgjim publik për shpronësimin e tokës në fshatrat Dren, Zasellë dhe Leshak në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Ky diskutim – ku morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe misioneve ndërkombëtare – vjen pasi një grup i serbëve lokalë nisën një protestë në fillim të shkurtit duke kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për shpronësim, duke argumentuar se është ” ilegale”.
Shefi i departamentit për shpronësime në Qeverinë e Kosovës, Afrim Murati, ka njoftuar të pranishmit për ligjin dhe ka deklaruar se është i gatshëm të dëgjojë kundërshtimet e tyre.
Megjithatë, banorët lokalë filluan një polemikë për, siç thanë, shkelje të procedurave ligjore nga Qeveria e Kosovës, dhe njëri nga avokatët e tyre, Nebojsha Vlajiq, tha se i gjithë procesi është jotransparent.
Sipas tij, vendasit nuk mund të vendosin për rëndësinë publike nëse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në lokacionin që është objekt i shpronësimit.
Ankesë të ngjashme ka pasur edhe Dragisha Krstoviq nga fshati Dren, duke pretenduar se popullata vendase nuk ishte fare e informuar për shpronësimin e pronës së tyre.
Murati gjatë diskutimit tha se do t’i përcjellë vërejtjet e tyre dhe se do të njoftohen për hapat e mëtejshëm.
Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka filluar puna për ndërtimin e stacionit policor kufitar në fshatin Dren, “me qëllim të sigurimit të qytetarëve, menaxhimit të kufirit dhe parandalimit të kontrabandës në atë rajon”.
Policia e Kosovës pretendon se rrugët alternative ilegale në veri të Kosovës, që të çojnë në Serbi, përdoren për kontrabandë mallrash. Më herët ka pasur disa aksione në të cilat janë sekuestruar mallra, por ato nuk kanë kaluar pa incidente.
Më 16 janar, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, e shpalli një tokë në territorin e Komunës së Leposaviqit “pronë të paluajtshme me interes të veçantë publik”, e cila, siç tha, është e nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Në atë vendim të Qeverisë thuhej se bëhet fjalë për zonat kadastrale, Dren dhe Leshak, Komuna e Leposaviqit, por nuk është saktësuar se sa është sipërfaqja e tokës që do të shpronësohet.
Pronarët e parcelave, të cilat janë objekt i shpronësimit, kanë paraqitur edhe padi në gjykatat kompetente në Prishtinë për të parandaluar atë që ata e konsiderojnë si një proces të kundërligjshëm. /REL
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...