Sport

Qeqa Krelani ka disa fjalë për gabimet e Aro Muricit ndaj Sllovenisë

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 16 November 2020

Gazetarja dhe komentatorja e njohur kosovare, Qeqa Krelani, ka publikuar një status në llogarinë e saj zyrtare në facebook për portierin e kombëtares së Kosovës, Aro Muric, i cili mbrëmë në takimin ndaj Sllovenisë bëri disa gabime, shkruan Gazeta inFokus.

Krelani ka thënë se po ti bënë ato gabime ndonjë portier i Superligës, të gjithë do të thonin ja pse asnjë futbollistë i Superligës nuk e meriton vendin në kombëtare.

“Po ti bente nje portier i Superliges gabimet qe i beri mbreme Aro Muric, te gjithe do te thonin ja pse asnje futbollist i Superliges nuk e meriton vendin ne Perfaqesuese. Standard i dyfishte! Shume keq.”, ka shkruar Qeqa në facebook.

-Advertisement-

Kosova humbi mbrëmë në Lubjanë nga Sllovenia me rezultat 2-1, ndërsa të mërkurën e pret Moldavinë në ‘Fadil Vokrri’, në takimin e fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera