Lajme

Punësohen 149 punëtorë të rinj në KEK

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 10 September 2024

Sot, Korporatës Energjetike të Kosovës i janë bashkuar 149 punëtorë të rinj.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar Termocentralin “Kosova B” të KEK-ut, ku ka parë më afër kushtet e punës, njëherit ka bashkëbiseduar me punëtorët në lidhje me angazhimet dhe sfidat me të cilat përballen ata.

Sa i përket punësimit të punëtorëve të rinj, Kurti ka theksuar rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja.

-Advertisement-

“Qëndrimi në KEK, kishte në fokus jo vetëm vëzhgimin nga afër të kushteve dhe punës që zhvillohet atje, por veçanërisht edhe bashkëbisedimin me punëtorët e KEK-ut, në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata. Sot KEK-ut po i bashkohen 149 punëtorë të rinj, për të cilin kryeministri nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave. Ne e duam dhe e vlerësojmë lart KEK-un si burim natyror i energjisë, si kapacitet prodhues e zhvillimor, por njëkohësisht edhe si organizatë e punëtorëve që po zgjerohet sot,” thuhet në komunikatë.

Tutje, Kurti ka thënë se KEK-u është jetik për ekonominë e Kosovës dhe se rritja ekonomike në tri vitet e fundit, s’do të ishte e mundur pa energjinë që vjen nga ky vend.

Në përfundim, kryeministri u ka dëshiruar suksese e punë të mbarë punëtorëve të rinj, si dhe shprehu përkrahjen e palëkundur të Qeverisë për KEK-un.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera