Lajme

Shtesat për fëmijë, një numër i caktuar i prindërve do të verifikohen nëse jetojnë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 17 September 2024

Ministria e Financave ka bërë të ditur se në kuadër të programit për shtesat për fëmijë është përzgjedhur një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve do të ketë nevojë për verifikim shtesë.

Sipas ministrisë, kjo do të bëhet për t’u siguruar se prindërit bashkë me fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

“Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se të gjithë prindërit që s’kanë pranuar njoftim të tillë nga eKosova e as në email nga ministria, nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim.

“Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera