Gjermania blindon kufijtë: Ç’duhet të dini nëse udhëtoni drejt…
Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 17 September 2024
Policia gjermane filloi të kontrollojë jo vetëm personat, që hyjnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të vendit, por edhe nga kufijtë veriorë dhe perëndimorë. Kjo masë do të jetë në fuqi të paktën për gjashtë muaj. Rregullorja e re prek kalimet kufitare nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Franca.
Meqë Gjermania ndodhet në mes të “zonës Shengen”, kontrollet shtesë mund të çojnë në vështirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave. Kryeministri polak, Donald Tusk kritikoi se Gjermania rrezikon gjithë sistemin Shengen me kontrollet e saj të përgjithshme.
Shengen: Kontrollet vetëm si mjet i fundit
Kontrollet në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen planifikohen vetëm në kushte të caktuara. Megjithatë janë vetë shtetet anëtare që vendosin, nëse kushtet janë përmbushur.
Këtë hap të Gjermanisë ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) e justifikoi me numrin e lartë të emigrantëve, që hyjnë në vend ilegalisht dhe me mbingarkimin e sistemit të azilit.
Qindra përjashtime nga rregullorja e zonës Shengen
Gjermania nuk është e vetmja, që zgjeron kontrollet kufitare. Tetë anëtarë të tjerë të Shengenit kanë vendosur ndërkohë kontrolle në kufijtë e brendshëm. Që nga viti 2006 në shtetet e zonës Shengen janë regjistruar gjithsej 441 masa kontrolli. Franca kryeson. Që nga sulmet terroriste islamiste të viteve 2015 dhe 2016 Parisi i ka rezervuar vetes të drejtën për të kontrolluar vazhdimisht të gjithë kufijtë tokësorë. Kontrollet zgjaten shpesh për arsye të ndryshme, si kërcënimi i terrorizmit, presioni i migracionit, spiunazhi rus apo ngjarjet e mëdha sportive.
Edhe Gjermania kontrollon kufirin me fqinjin e saj jugor Austrinë që nga viti 2015 me shpjegimin, se dëshiron të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në vend dhe rrezikun e terrorizmit. Austria nga ana tjetër kontrollon kufijtë e saj me Sllovakinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Slloveninë për të njëjtat arsye.
Kontrollet arritën kulmin e tyre gjatë pandemisë së koronës katër vjet më parë, kur pothuajse të gjitha vendet e Evropës Qendrore donin të luftonin përhapjen e virusit përmes kontrolleve të pasaportave dhe mbylljes së pjesshme të kufijve. Në atë kohë pati bllokime të gjata trafiku dhe shumë pakënaqësi tek udhëtarët dhe spedicionet e mallrave.
Kontrolle sporadike në autostrada
Për shembull kontrollet mes landit gjerman të Bavarisë dhe Austrisë, sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, kufizohen në inspektime vizuale dhe kontrolle sporadike në autostrada. Kjo do të thotë që jo çdo personi duhet t`i kontrollohen dokumentet. Vetëm automjetet, që duken të dyshimta, nxirren nga radha. Kontrollet në autostradat gjermane janë po ashtu të mundshme, thotë Hermann, por jo në të gjithë territorin dhe gjatë gjithë kohës.
Faeser synon të pengojë hyrjet
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser dëshiron që me kontrollet e reja të zbulojë njerëzit, që përpiqen të hyjnë në vend “pa leje”. Megjithatë atyre mund t’u refuzohet hyrja në kufi vetëm, nëse nuk paraqesin kërkesë për azil. E parë teknikisht, në kufirin me Austrinë ata nuk do të hynin aspak në Gjermani, por do të vazhdonin të ishin në Austri. Prandaj refuzimi formal sipas rregullave të BE nuk është i nevojshëm në këto raste, argumenton ministri i Brendshëm bavarez Joachim Hermann. Megjithatë, kur bëhet një kërkesë për azil në kufi, autoritetet gjermane duhet të verifikojnë, nëse është në kompetencën e tyre apo nëse personi, që hyn në vend, ka bërë ose mund të kishte bërë një kërkesë për azil në një vend tjetër të BE.
Pastaj ky person mund të kthehej në vendin, ku ka aplikikuar fillimisht për azil ose ku ka prekur së pari zonën Shengen – nëse ai vend bie dakord. Këto procedura sipas të ashtuquajturave rregulla të Dublinit zgjasnin tani deri me muaj. Tani, siç kërkon ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, kërkimet në bazat e të dhënave të BE për azilin dhe negociatat me shtetet përkatëse të BE duhet të përshpejtohen. Kështu azilkërkuesit duhet të lihen pranë kufirit gjerman dhe madje të burgosen, nëse ekziston rreziku i arratisjes. Por landet gjermane duhet t’i ngrenë njëherë këto kampe pranë kufirit. /DW/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































