Lajme

Prishtinë: Gruaja e detyroi 71-vjeçarin të paguajë 50 mijë euro për të mos ia publikuar fotot intime

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 17 September 2024

Një grua është arrestuar nga policia si e dyshuar për shtantazh.

41-vjeçarja dyshohet se e kishte detyruar një burrë të paguante hiç më pak se 50 mijë euro.

Dyshohet se e dyshuara dhe burri 71-vjeçar kishin raporte intime mes vete, bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv

-Advertisement-

Krejt kjo nisi kur raportet mes tyre nisën të përkeqësoheshin.

E dyshuara shantazhin e realizoi duke e detyruar viktimën që të paguante, në mënyrë që fotot intime të mos ia dërgonte familjes.

Ajo u prangos të hënën dhe u dërgua në mbajtje.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit nisi hetimet për vepren penale “Shtantazh”.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, me kohë do t’i ndërmerr veprimet e nevojshme për ta adresuar çështjen pranë gjykatës kompetente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera