Rënie e lehtë e numrit të kërkesave për azil në BE
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 17 September 2024
Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta.
Numri i azilkërkuesve në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër ra pak në gjysmën e parë të vitit. Por kjo shifër vazhdon të jetë më shumë se gjysmë milioni.
Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropian (EUAA) numëroi gjithsej 513,000 aplikime të reja, sikurse njoftoi kjo agjenci me seli në ishullin mesdhetar të Maltës. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023, kjo do të thotë një minus prej 6,000. Statistikat përfshijnë shifrat e azilkërkusve në të gjitha shtetet e BE-së, si dhe Norvegjia dhe Zvicra, të cilat të dyja nuk i përkasin Bashkimit Evropian.
Gjermania kryeson me numrin e kërkesave
Shumica e kërkesave për azil janë në Gjermani: 124,000. Kjo përkon me pothuajse një të katërtën e totalit. Megjithatë, sipas agjencisë së BE-së, autoritetet gjermane kanë marrë rreth 30,000 Kërkesa më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat për Gjermaninë ndryshojnë pak nga informacioni i dhënë nga zyra përgjegjëse federale në Nuremberg. EUAA pret më shumë se një milion aplikime për zonën e mbuluar deri në fund të vitit.
Shumë kërkesa nga Siria dhe Afganistani
Sipas agjencisë EUAA, shumica e azilkërkuesve vinin nga Siria e shkatërruar nga lufta civile: 71,000, një rritje prej shtatë për qind. Më pas vjen Afganistani me 45 mijë azilkërkues, një rënie prej 18 për qind.
Nga Venezuela kërkuan azil 37,000 vetë – pothuajse të gjithë në Spanjë. Këto shifra nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë ukrainas që kërkuan strehim në BE dhe morën mbrojtje të përkohshme si rezultat i luftës së agresionit rus./DW
Të tjera
-
“Ushtarët pa bukë”, Ministri i Mbrojtjes: Kjo është fushata më e ashpër, ushtarët kanë tri shujta
Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqi...
-
Kurti takim me Scholz pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së
Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Çeku ka zhvilluar tak...
-
Mesazhet: Dejona Mihali vendos kur të ndalet rryma në Kosovë, e kur jo
Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë p...
-
Musliu-Shoshi: Shumë e vërtetë që Dejona kontrollon gjithçka, me urdhër të Albinit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas daljes në publik të d...
-
Mehmetaj për bisedat e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi: Nuk do duhej të komunikonin fare
Sot është publikuar një bisedë mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi.“A po vj...
-
Rrahmani: Nuk do të ketë koalicion me ata të cilët inicojnë ligje për ndërrim të gjinisë
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nu...
-
FAST Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest nderkombëtar
Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit ...
-
Abdixhiku në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takua...
-
Bislimi takohet me Zhivkoviq, flasin rreth bashkëpunimit të qeverisë me UNDP-në
Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmëssekretaren e ...
-
Kurti takon ministrin e Jashtëm italian, thekson nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së ...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një person në Istog
Para pak minutave është bërë e ditur se ka humbur jetën një person në Bellopo...
-
Kompania GEN mori 15 milionë euro nga Kosova, hulumtimet e Infokusi-t për Martin Berishajn që trazuan Dejona Mihajlin
Sot Nacionale publikoi disa biseda private në mes të ish kryeshefit të Korpor...