Janjiq: Vuçiq po kërkon një rikthim para kohës së Banjskës
Autori: Gazeta inFokus
07:48 | 17 Shtator 2024
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, duke komentuar situatën në veri të Kosovës, thotë se ekziston një realitet të ri politik, i cili tregon se nuk ka kthim në dialog dhe se normalizimi po humbet rëndësinë sepse bëhet fjalë për “dashuri e detyruar”.
Duke folur për listën e masave të Vuçiqit për situatën në Kosovë, Janiq thotë se tani është në kërkim të kthimit të situatës nga dhjetori i vitit 2022, sepse asgjë tjetër nuk është e mundur dhe se përgjegjësinë për gjithçka po mundohet t’ia kalojë Kurtit.
“Kemi një realitet të ri krahasuar me dhjetorin 2022. Ka dy etiketa. E para është kriza e thellë e sigurisë, e cila ka lënë në hije të gjitha çështjet e tjera. Nga ana tjetër, ajo disiplinoi faktorët politikë shqiptarë për të ndjekur lojtarin kryesor. Dhe fokusi i NATO-s është te siguria ushtarake dhe kjo filloi me sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s në Zveçan”, thotë ai për N1.
Duke folur për grupin e kërkesave dhe masave të Vuçiq për Kosovën, ai thotë se presidenti serb po kërkon kthim në atë që ka qenë më parë.
“Vuçiq po kërkon një rikthim në atë që ishte më parë. Vuçiq kërkon që të hapen garancitë nga ajo periudhë. Kjo ishte periudha përpara se Beogradi të fillonte masat e marketingut të sigurisë, duke provokuar një krizë në terren, pastaj barrikada dhe deri në Banjska. Është një fazë kur Beogradi e ka nënshtruar të gjithë politikën e tij përballjes me Kurtin, duke injoruar historinë kryesore, që është ruajtja e çdo lloj paqeje dhe mungesa e konflikteve të armatosura”, theksoi ai.
Janjiq thekson se pikëpamjet e Vuçiqit burojnë nga fakti se asgjë tjetër nuk është e mundur, por edhe sepse ai dëshiron që përgjegjësinë për të gjitha ngjarjet t’ia kalojë Kurtit.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...






























