Rozë

Publikoi foton e organit gjenital, moderatorja shqiptare flet për herë të parë: Dola kokrra e k*rvës

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 19 January 2021

Rreth një vit më parë, Dojna Mema publikoi në llogarinë e saj në Instagram një pikturë të piktorit francez, Gustave Courbet. Në qendër të pikturës është organi gjenital i një femre që simbolizon origjinën e gjithë botës.

Por, shumë komentues të moderatores nuk e kanë pritur mirë publikimin e një imazhi të tillë. Shumica e ndjekësve janë shprehur se një profil publik nuk duhet të bëjë të tilla postime, sepse e trajtojnë si pornografi.

E ftuar në “Trotuar”, Dojna tha se për shkak të kësaj është ndeshur me komente nga më të paimagjinueshmet. Ajo zbuloi se edhe partneri i saj, Vlashent Sata, e kishte postuar të njëjtën foto, por reagimi kishte qenë krejtësisht ndryshe.

-Advertisement-

Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Nga vajza e mirë e ekraneve, unë dola kokrra e k*rvës, u shpreh moderatorja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera