Sport

PSG me ofertë të ‘bujshme’ për Ramosin

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 16 November 2020

Sergio Ramos dhe Real Madridi si duket janë çdo herë e me afër të ndajnë rrugët, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe pse kapiteni ka treguar që dëshiron të mbetet të ‘Santiago Bernabeu’, akoma nuk është e qartë nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

E meqenëse gjërat akoma janë të paqarta nëse 34 vjeçari do të vazhdoj me ‘Los Blancos’, Paris Saint German janë të gatshëm të bëjnë një ofertë.

-Advertisement-

Gjigandi francez thuhet se do t’i ofrojë mbrojtësit 20 milionë për transferim, përfshirë bonuset nëse do të jetë në gjendje të lirohet.

Kontrata e Ramosit përfundon me 30 qershor, kurse nga 1 janari ai do të jetë i lirë të filloj negociatat me cilindo klub.

Megjithatë, Sergio Ramos ka bërë të ditur që dëshiron të mbetet në ‘Bernabeu’ edhe për dy vite./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera