Pse s’shkuan në mbledhjen e partisë Konjufca, Aliu, Durmishi, Abazi e të tjerët
Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 29 August 2022
Në një mbledhje të Lëvizjes Vetëvendsoje ku kryetari Albin Kurti pati plot vërejtje për anëtarët, deputetët e ministrat e partisë së tij, nuk morën pjesë disa figura të njohura të këtij subjekti politik.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca s’ishte aty. Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli i tha Gazetës Express se janë në pushime.
“Po për besë jemi në pushim”, tha ai.
Në mbledhjen e partisë nuk ishte as zëvendësministri i Ministrisë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, një nga anëtarët më aktivë të kësaj partie. Ndonëse iu duk si kërkim-llogarie pyetja për mungesën e tij në mbledhjen e partisë, Durmishi tha se s’ka mundur të merrte pjesë këtë herë.
“Jo bre po strukturave të brendshme të Lëvizjes Vetënvedosje unë iu jap llogari, jo Gazetës Express. Unë nuk kam mundur të marr pjesë në mbledhje sepse s’kam qenë këtu. Përndryshe, në çdo mbledhje tjetër kam marrë pjesë”, tha ai.
As ministri Liburn Aliu s’u pa në mbledhjen e partisë.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nuk u panë as deputetët Haki Abazi, Eman Rrahmani, apo deputetja Labinotë Demi-Murtezi. Këta së fundmi s’kanë qenë gjithnjë në linjë me partinë. Ata, sikur ministri Aliu, ishin të paqasshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të Expressit rreth mospjesëmarrjes së tyre në këtë mbledhje.
Kryeministri Kurti nga mbledhja e partisë paralajmëroi ndryshime në Qeveri, ndërsa tha se “nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj”.
Kurti foli për “egoizma” e “karrierizma” brenda LVV-së dhe brenda Qeverisë, ndërsa tha nevojitet punë kolektive dhe “persona që dinë të punojnë pa krijuar probleme mes grupit për shkak të egove të tyre”.
“Ministrat e zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk janë shefa”, tha ai, duke paralajmëruar vlerësime dhe ndryshime në Ekzekutiv.
Ai po ashtu i paralajmëroi deputetët e partisë së tij se mund të mos jenë më as kandidatë për deputetë të LVV-së nëse nuk e ndihmojnë Qeverinë.
“E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni Qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, tha kryetari i LVV-së.
Të tjera
-
Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahmani
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendo...
-
Takimi në Bruksel nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme
Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerj...
-
Jahjaga e takon ish-kryeministrin spanjoll, flasin për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid,...
-
Kurti: Vrasja e Agron Rrahmanit ishte goditje e rëndë për rezistencën e armatosur të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit...
-
Revista argjentinase “Lagunas” shkrun për Shqipërinë: Destinacioni më i mirë për 2024
Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja....
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...
-
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për su*met ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...